Enver Hoxha terheq turistet ne Gjirokaster

Turistet e huaj vijojne ta vizitojne Gjirokastren edhe ne stinen e vjeshtes. Nje grup gjeografesh angleze prej 35 personash ka mberritur ne Gjirokaster per te studiuar strukturen arkitektonike te ketij qyteti te cilin e kishin njohur vetem nga librat e Kadarese.
Ideja se nje cati e nje shtepie mund te gjendet mbi catine e nje shtepie tjeter eshte mjaft provokuese per ta njohur kete qytet.
Ata shoqeroheshin nga perfaqesuesi i zyres se pankartit ne Gjirokaster, Sadi Petrela i cili shprehet se se ka ardhur koha qe Gjirokastra te dije te shfrytezoje me teper resurset e saj edhe pse per kete vit numri i turisteve eshte rritur 40 perqind krahasuar me nje vite me pare.
Zoti Petrela hedh idene qe edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha mund te ndihmoje ne kete drejtim.
Lagjja muzeale dhe kalaja e ketij qyteti jane nga vendet me te frekuentuara nga turistet e huaj, te cilet gjate sezonit veror kane qene te shumte ne numer.