E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet në Shkodër shtëpia muze e Nënë Terezës

Është çelur sot shtëpia muze e Nënë Terezës në qytetin e Shkodrës. Ceremonia e hapjes është bërë nga zonja e parë e vendit Teuta Topi me rastin e 5-vjetorit të Lumturimit të Bamirëses. 

SHKODËR - Qyteti i Shkodrës është vizituar edhe nga zonja e parë Teuta Topi me rastin e aktiviteteve përkujtimore të “Nënë Terezës” në 5 vjetorin e Lumturimit të shenjtores. Zonja Topi është ndalur inaugurimin e shtëpisë e Nënë Terezës, e cila është shndërruar në qendër muzeale.
Banesa ka qenë vendi ku bamirësja e mirënjohur dhe familja e saj ka jetuar në vitet 1932-1933 në qytetin e Shkodrës. Sot e rikonstruktuar plotësisht nga Unioni Botëror i Paqes, si qendra e parë e këtij lloji në Shqipëri, është hapur nën kujdesin e Zonjës së Parë Teuta Topi. “ Nënë Tereza e realizoi me shumë fisnikëri misionin për të cilin ne kemi ardhur në jetë. Ti dhurojmë jetës sa më shumë dritë, ti dhurojmë jetës sa më shumë mirëkuptim e tolerancë”, tha Zonja Topi.
Në ambientet e saj shtëpie muze janë ekspozuar rreth 40 foto dhe dokumente e objekte personale të cilat i përkasin viteve të fëmijërisë, familjes së Nënë Terezës dhe vizitave që ajo zhvilloi në Shqipëri. Ndërsa presidenti i Unionit Botëror të Paqes, Xhanfranko Kosta, tha se kjo shtëpi muze e hapur në Shkodër, në qytetin ku Nënë Tereza ka jetuar për dy vjet, na bën të ndiejmë e të shohim se si Shqipëria e vogël i ka dhënë botës një grua të shkëlqyer që i takon të gjithëve.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›