E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani ne vend numero; ndalet Vllaznia

Vazhdon kriza tek Partizani i cili edhe kesaj jave nuk ka mundur te fitoje ne “Selman Stermasi”. Kryeqytetasit ndodhen ne vendin e parafundit te tabeles pas barazimit te sotem me Bylisin i cili eshte ne vendin e fundit.

Goli per kryeqytetasit eshte shenuar nga Karapici ne minuten e 14-te dhe ne te 56-ten Nenaj per Bylisin.

Vllaznia nuk ka mundur te marre pike te plota ne takimin e javes se shtate te Superliges pas barazimit 2-2 me Shkumbinin. Golat ne kete ndeshje jane shenuar nga Doci (22’) dhe Sinani (57’) per shkodranet dhe Rizvanolli (46’ dhe 91’) per miqte.

Elbasani ka humbur ne fushe te tij me Teuten e Durresit 0-1 pas golit te shenuar nga Vila ne minuten e 80-te per skuadren durrsake.

Te njejtin fat me elbasanllinjte ka patur edhe Lushnja e cila eshte mundur ne fushe te vete nga Besa 0-1. Kavajasit kane marre nje trepikesh ne fushe kundershtare pas golit te Lecit ne minuten e 83-te.

Vlonjatet e Flamurtarit morren nje barazim te vlefshem jashte fushe me Apolonine duke barazuar 1-1. Te paret ne avantazh kane kaluar vendasit me ane te Mircetes ne minuten e 5-te dhe vetem 19 minuta me vone Veliu ka barazuar gjithcka per skuadren e Vlores.

Takimi i shumepritur mes Tiranes dhe Dinamos do te zhvillohet sot ne oren 18:00 ne “Qemal Stafa”.

Klasifikimi

Pas ndeshjeve te kesaj jave Tirana edhe pse me nje ndeshje me pak eshte ne krye te tabeles me 14-te pike. Te dytet jane shkodranet e Vllaznise qe kane 12 pike, ndersa vendin e trete e mban Dinamo (nje ndeshje me pak) me 11 pike.

Shkumbini eshte ne vendin e 4-te ne tabele me 11 pike dhe me te njejtin numer pikesh ne vend te 5-te eshte Besa e Kavajes.

Vendin e gjashte ne evenimentin me te rendesishem te kampionatit shqiptar te futbollit e mban Flamurtari me 10 pike, i pasuar nga Teuta dhe Elbasani me nga 9-te.

Apolonia e Fierit eshte e 9-ta ne tabele me 8 pike, ndersa Lushnja mban vendin e 10-te me gjashte pike.

Ne fund te tabeles eshte Partizani dhe Bylisi me nga 5 pike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›