E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, perkujtohet Vangjel Heba

Ne nder te aktorit Vangjel Heba eshte zhvilluar ne qytetin e Durresit nje aktivitet ku eshte pasqyruar puna shumevjecare e tij. Kolege dhe te aferm te tij kane prezantuar nje katalog me rolet me te spikatura ne kinematografi dhe ne teater.

Vangjel Heba u lind ne qytetin e Durresit me 11 mars 1933. Aftesite e tij per te interpertuar, kane rene ne sy qe ne vitet e shkolles dhe kur ishte nxenes.

Roli i pare ishte ne dramen “Nen geshtenjat e Prages”, suksesi qe mori me kete interpretim e beri qe te ecte para ne skenen e teatrit.

Ai ka interpretuar ne 75 role duke mbajtur peshen kryesore ne teatrin “Aleksander Moisiu”, ne Durres. Ne vitin 1975 mbasi mbaroi studimet per regjisure, vuri ne skenen e ketij teatri mbi 15 pjese.

Eshte nderuar me shume cmime e medalje ne konkurimet teatrale kombetare si aktor dhe si regjisor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›