Enver Hoxhaj, takon Ban Ki Munin
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka takuar në Nju Jork, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun i cili sipas deklarates së Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ka mbështetur zhvillimin pozitiv të Kosovës.
Ndërkaq ministri Hoxhaj, ka ngritur çështjen e veriut të vendit duke thënë se ajo pjesë e territorit ka nevojë për sundim të ligjit dhe shpërbërjen e menjëhershme të strukturave paralele të Serbisë.
Shefi i diplomacisë kosovare gjatë takimit më Ban Ki Mun, ka vënë në dukje dhe dëshirën e shtetit të Kosovës që përpos anëtarësimit në institucione të ndryshme ndërkombëtare, të anëtarësohet edhe në Kombet e Bashkuara.