E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet për të pestën here, kasha e Shën Thanasit

Eshte vjedhur për të pesten herë kisha e Shën Thanasit ne fshatin Voskopojë të Korcës. Ndërtesës 400 vjecare me vlera të mëdha kulturore, së fundmi i janë marrë edhe ato pak pjesë që kishin mbetur prej ikonave brenda saj, duke bërë që në pak vite të zhduket një pjesë e vyer e pasurisë ikonografike të Voskopojës.

Edhe pse këtë herë për personat përgjegjës të këtij veprimi, ka pasur pak për të vjedhur, shqetësim mbetet fakti se veprimi është kryer për të disatën herë.
 

Policia e Korcës ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve të këtij krimi edhe pse ai ka nisur prej disa kohësh të kryhet në mënyrë sistematike.

Kjo e fundit nuk bën të ditur asnjë detaj të punës së saj dhe nuk bën publik faktin nëse prej saj është duke u hetuar ose jo për dhunimin e herëpashershëm që po i bëhet këtij monumenti kulture.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›