E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuqezi apel per monumentet

Aleanca Kuqezi ka reaguar sot për situatën e rëndë në të cilën ndodhen monumentet e patriotëve shqiptarë, të cilët sipas saj janë harruar nga shteti.

Aleanca Kuqezi ka bërë një apel për mbrojtjen e simboleve të kombit.

“Duhet të mbrohen vlerat kombëtare. Po cënohen simbolet e kulturës dhe lashtësisë”, ka deklaruar Aleanca.

Aktualisht lëvizja në fjalë është përfshirë në një aktivitet për mbledhjen e firmave të qytetarëve të të gjithë vendit për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Aleanca Kuqezi është e bindur se regjistrimi i popullsisë në një formë të tillë do të dëmtojë rëndë sovranitetin territorial të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet ajo ka gjetur mbështetjen e historianëve më të njohur në vend, si dhe atë të nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›