E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Kokona Do te jem ne oponence me cdo kryetar bashkie

Aleanca per Qytetarin Kam qene avokat i komunitetit qe drejtoj

Ne gare per nje mandat te ri kesaj radhe me siglen e Levizjes Socialiste per Integrim. Kreu i minibashkise nr. 3 Ilir Kokona zbardh premtimet e veta per banoret duke deklaruar se do te jete oponent i cdo kryetari bashkie qe nuk mban fjalen para elektoratit.

Z. Kokona ju kerkoni serish nje mandat te ri per drejtimin e njesise bashkiake nr. 3. Perse rikandidoni per kete detyre dhe dicka edhe per ndryshimin e sigles qe perfaqesoni

Une rikandidoj dhe kerkoj voten per kryetar minibashkie sepse sherbimi cilesia e sherbimit nga menyra sesi kam qene avokat i komunitetit qe une perfaqesoj besoj se me jep te drejten per te kerkuar nje mandat tjeter. Kam te drejten dhe mundesine qe ti shoh njerezit ne sy dhe tu them kerkoj voten sepse kam qene nje nga Ju kam qene personi qe u jam gjendur ne cfaredo lloj kohe kam qene personi qe kam qare hallet tuaja jo vetem ne njesine bashkiake ku une drejtoj dhe per problemet qe ajo perfshin pasi shume pak mundesi ka pasur per te realizuar ato cfare kane qene shqetesimet e tyre por une kam qene prezent ne to edhe tek ujesjellesi te KESH-i apo edhe ceshtje te tjera qe prekin komunitetin. Pra kam ngritur shqetesimet per infrastrukturen por edhe ato qe jane me afer interesave te njerezve.

Sa i perket sigles kandidoj duke kaluar ne nje sigel tjeter ky nuk eshte problem i sotshem kam 3 vjet qe une jam shkeputur nga z. Rama por jo nga Partia Socialiste pasi ishte shume e zorshme per mua qe te shkeputesha nga nje vend ne te vertete jam rritur por zeri bashkengjitur edhe zerit te qytetareve shkonte perhere ne nje vesh te shurdher. Shoh se si kryetar partie z. Rama nuk mund te ishte i suksesshem dhe po e tregon kete dita-dites ashtu sikunder edhe kryetar bashkie ne 4 vitet e fundit nuk ishte i suksesshem. Pra nje varg mossuksesesh te z. Rama por edhe menyra diktatoriale sesi do te vazhdoje te drejtoje partine sepse nuk ka ndryshuar dhe nuk ka mundesi te ndryshoje duke u keqesuar gjendja ne PS normalisht qe une nuk kisha rruge tjeter. Kishim mendime shume te ndryshme me z. Rama dhe sot une perfaqesoj nje te majte me europiane me moderne dhe me prane te vertetes. Besoj se socialistet e kesaj zone ashtu si i gjithe komuniteti kesaj radhe do te zgjedhin njeriun qe u ka ndenjur prane qe komunikon me ta perdite...

fare premtoni konkretisht se do te beni gjate ketij mandati

Kushdo qofte - une shpresoj dhe besoj se do te jete z. Lulzim Basha kryetar i Bashkise se Tiranes - do te jem ne oponence me kedo kryetar bashkie nese premtimet e tyre nuk i mbajne nese shkelet me te padrejte gjithcka sikurse ka bere Edi Rama deri me tani qe i merr p.sh pjesen e tokes qytetarit dhe nuk pyet duke deklaruar se do te behet rruge apo dicka tjeter dhe nuk e kompenson. Do te jem i angazhuar teresisht per probleme sic jane ngritja e taksave per shkollat dhe kopshtet qe ne te vertete jane ne gjendje te keqe por edhe per shume zona te vjetra apo rruge te vjetra me komunitet qytetaresh tiranas qe aktualisht jane tej mase te amortizuara nuk mundet te hedhesh vetem nje shtrese asfalt dhe te lesh kanalizimet pa nderhyrje...Pra do te jem i angazhuar per transparence ne te gjitha investimet qe behen ne infrastrukture.

Ne njesine tuaj konkretisht cfare problemesh premtoni se do te zgjidhni

Tregjet e fruta-perimeve ku do nderhyhet per te krijuar kushte sa me te mira jane tre kopshte tej mase te amortizuara dhe ku ne nje prej tyre ka rene zjarr do i jepet zgjidhje edhe ceshtja e bibliotekes se zones sone por jane edhe disa rruge sic eshte Ibrahim Brahja nje kanal te Sadik Petrela qe rrezikon epidemine nese nuk do te mbyllet dhe une e premtoj se me cdo menyre nderhyrja do te filloje se shpejti do te diskutojme per blloqet Sitki ico dhe Arkitekt Sinani eshte bere tashme Zhan DArk dhe ato jane lagje tiranasish dhe blloqe te tera pallatesh ku fatkeqesisht PS ka marre shume por nuk ka bere asgje aty dhe ka qene nje nga premtimet tona elektorale kur kam qene ne krah te Edi Rames. Per te gjitha keto une do te jem pjese e komunitetit i kam ngritur me ze te larte kam shkresa te tera se sa shume kam kerkuar per zgjidhjen e tyre dhe tashme une ua premtoj se ne cdolloj menyre kushdo qe te jete kryetar bashkie dhe une besoj se do te jete z. Basha i cili dha edhe premtimin e pare aty. Do te jem kundershtar i tij nese nuk e mban premtimin.

fare mund te thoni dicka per rivalin tuaj

Nuk mund te them asgje besoj se PS kishte nje socialist me te mire per te zgjedhur sesa nje jo socialist. Per djale eshte djale i mire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›