Beteja mes dy kandidateve qe vijne nga e majta
Nje ekonomist qe sfidon juristin. Nje socialist qe kerkon te munde ish-kolegun e partise se tij por qe tani garon per koalicionin ku drejtuese eshte Partia Demokratike. Gara elektorale ne njesine bashkiake ne kryeqytet behet interesante dhe e forte si ne disa minibashki te tjera pasi eshte nje perplasje brenda llojit. Kokona mbron dy mandatet e tij ne kete njesi bashkiake duke vleresuar natyrisht punen e tij por qe indirekt eshte vleresim edhe per punen e Bashkise se Tiranes dhe te koalicionit qe e ka mbeshtetur si ne vitin 2003 dhe ne vitin 2007. Megjithate arma e kreut aktual te njesise 3 eshte natyrisht perplasja e gjate me lidershipin socialist qe solli edhe divorcin e tij nga partia qe ka milituar prej vitesh. Ndersa Enver Sulollari i laureuar me dy diploma ate te ekonomistit dhe juristit garon ne sfiden e pare politike per te drejtuar nje njesi administrative. Por kandidati socialist ne fushate ku natyrisht do te sulmoje kundershtarin do te mbroje 2 mandatet e se majtes ne kete bashki qe jane drejtuar pikerisht nga rivali i tij. Nje gare ne dukje abstrakte por qe natyrisht ka nje kuptim me te qarte nga zgjedhesit e kesaj njesie zgjedhore te kryeqytetit te cilet do ta kene me te qarte vendimin e tyre me 8 maj. Nje beteje qe e lidhur me te teren e zgjedhjeve vendore perben nje sfide te pergjithshme elektorale qe ne vetvete eshte test politik por qe ne fund do te zgjedhe kreret e njesive vendore ne te gjithe Republiken. Kokona perben nje prej kandidateve me te rendesishem te LSI-se ku kreu i saj Meta synon te ruaje apo edhe te rrise aksionet e partise se tij te vene ne veshtiresi kohet e fundit. Ndersa socialistet kerkojne te rikthejne ne shtepi nje minibashki qe e kane marre me vota por qe u iku me marreveshje...