E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enya, "Ylli i Padukshëm", e mbyllur në kështjellë

E quajnë, "Ylli i Padukshëm", pasi pavarësisht 20 viteve karriere dhe 70 milionë disqeve të shitura, irlandezja Enya (Eithne Patricia Ní Bhraonáin) nuk ka bërë kurrë koncerte.

Një luks, që shumë pak mund t'ia lejojnë vetes.

Enya,kurrë nuk ka dalë në ndonjë foto të shkujdesur apo në kopertinën e ndonjë reviste të famshme, sikurse kurrë nuk ka bërë edhe kapricot e zakonta të yjeve.

E megjithatë ajo ka refuzuar që të këndojë kolonën zanore te filmit "Titanic".

"Në bashkëpunime nuk mund të kesh kontrollin e plotë të produktit muzikor final", thotë ajo.

Po ashtu ka refuzuar edhe duetin me Luciano Pavarotti-n. Sipas saj ajo dhe Pavarotti nuk kishin asnjë pikë të përbashkët.

"Ylli i Padukshëm" shpenzon 250 mijë euro në vit për të ruajtur privatësinë e saj në kështjellën e Manderley, në Killney, County Dublin.

"Ndihem me fat. Jam një muzikante, Preferoj të flas vetëm me anë të muzikës sime", thotë Enya, me rastin e lancimit të albumit të saj të ri të titulluar «And Winter Came...», që do të dalë për publikun më 7 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›