E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holmes me një imazh të ri

10 vjet pas depërtimit në botën e show biz-it, përmes interpretimit në serialin “Dawson Creek”, Katie Holmes i rikthehet televizionit. Aktorja do të jetë e ftuar në një episod në serialin amerikan "Eli Stone".

Shfaqja e saj do të jetë e shkurtër por me siguri do të lerë shenjë, pasi ajo do të shpalosë të gjitha aftësitë e saj si këngëtare dhe si balerinë. Janë larg tashmë kohët e vajzës së thjeshtë në “Dawson Creek”, Joey Potter.

Për serialin e “ABC”, Katie Holmes do të shfaqë të gjithë feminilitetin e saj. Flokë të shkurtër, fustan i gjatë e mënyrat provokuese e kthejnë zonjën Cruise në një dive me bukuri të parezistueshme.

Episodi do të shfaqet në kanalin televiziv amerikan “ABC” në 21 tetor, por imazhet kanë nisur të qarkullojnë online.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›