“Foo Fighters”, mbështesin Barack Obama-n

Grupi amerikan i muzikës rok, “Foo Fighters” deklaron publikisht antipatinë për kandidatin republikan për president në SHBA, John McCain. Grupi i bënë thirrje, që të mos e përdorë më këngën e tyre “My Hero” në fushatën e tij presidenciale.
Ka qënë i menjëhershëm reagimi i pjesëtarëve të stafit të McCain, të cilët kanë thënë se kanë paguar para për të pasur të drejtën e përdorimit të këngës.
Duket se senatori i Ilinoisit, Barack Obama, gëzon mbështetje të gjërë në botën e spektaklit, kinemasë dhe muzikës në amerikë. Grupi “Foo Fighters”, janë një më shumë që i shtohet listës së gjatë të vipave që deklarojnë publikish simaptinë për kandidatin demokrat.