Epërsi e vogël për Man Utd-in

Sir Alex Ferguson insiston se Manchester United ka epërsi në garë për titull, por pranon se dallimi është i vogël ndaj rivalit Manchester City.
Djajtë e Kuq kanë tri pikë epërsi në krye të tabelës, tetë ndeshje para përfundimit të sezonit në Premierligë.
“Ne e dimë se në futboll gjërat mund të ndryshojnë shpejt. Kemi epërsi të vogël, që nuk është e mjaftueshme. Ajo mund të ndryshohet brenda një takimi. Për këtë arsye ne përmendim faktin e përvojës, duhet të dimë ta ruajmë atë”, deklaroi Ferguson për Sky Sports News.