Behrami përkrah largimin e Corvinos
“Na nevojiteshin përforcime në janar dhe ato nuk erdhën. Nëse jemi në këtë situatë, atëherë është për shkak të gabimeve në afatin kalimtar dhe është e drejtë ata që gabuan të marrin përgjegjësi”, deklaroi Behrami për Radio Blu.
“Mendoj se ishte vendim i drejtë të ndahemi, edhe pse ai gjithmonë është sjellë mirë me mua. Tifozët mezi presin përfundimin e këtij sezoni dhe kjo më dëshpëron, sepse është mëkat që kaluam një edicion si ky”, u shpreh kosovari me nënshtetësi zvicerane.
Behrami po ashtu u pyet për ngjarjen e janarit, ku ai ishte shumë pranë kalimit në Juventus.
“Ekzistonte mundësia e transferimit, por për mua ky tregim ka marrë fund. Jam i lumtur që kam qëndruar në Fiorentinë dhe kurrë nuk kam menduar për largim, edhe pse rezultatet shkuan keq. Familja ime dhe unë jemi të lumtur në Firencë. Për të ardhmen do të shohim vendimet e klubit dhe të drejtorit të ri sportiv”, përfundoi ai.