Futbolli nuk është seks në telefon

Ata kanë shpalosur një transparent interesant në gjuhën spanjoll në njërën prej tribunave kryesorë në Veltins Arena në Gelsenkirchen gjatë humbjes së Schalke 2:4, të enjten mbrëma. “Hyrja 90 euro = 1 euro për minutë? Futbolli nuk është seks nëpërmjet telefonit”, shkruante në të.
Kështu tifozët e Schalke 04 u ankuan për çmimet e larta të biletave që duhet të paguajnë në rast se duan të përkrahin skuadrën e tyre në udhëtimin e vështirë të enjten e ardhshme në San Mames.
Me të njëjtin ‘problem’ janë ballafaquar edhe tifozët e Manchester Unitedit, të cilët për ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales morën rreth 1700 bileta me çmim prej 91 eurosh. Biletat për tribunat prapa portave në ndeshjen Schalke – Bilbao kushtuan rreth 25 dhe 35 euro, kurse ato në Old Trafford për duelin Manchester United – Bilbao ishin pak më të shtrenjta, 42 euro, por larg më të lira se ato në Bilbao.