E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve është jetë

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka theksuar se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor i skuadrës së tij.

Derisa Bianconerët janë vetëm katër pikë prapa liderit Milan në garë për Scudetto, Conte ka shprehur rëndësinë e rikthimit në garën elite të klubeve evropiane.

“Ka objektiva minimale për të cilat nuk do të pajtohesha dhe ëndrra të cilat i ndjek, por duke qenë i vetëdijshëm se ato janë të vështira për t’u arritur”, deklaroi Conte gjatë një interviste me të përditshmen italiane La Repubblica.

“Më është kërkuar të kthej skuadrën në Ligën e Kampionëve sepse është e domosdoshme pjesëmarrja nga këndvështrimi ekonomik si dhe joshja e futbollistëve të mëdhenj t’i bashkohen ekipit. Ne duhet të përfundojmë së paku në pozitën e dytë. Liga e Kampionëve është jetë”, shtoi ai.

Juventus ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni. Pas përfundimit në pozitën e shtatë në dy edicionet e kaluara, ata janë të pamposhtur në Serie A si dhe janë kualifikuar për në finalen e Coppa Italia. “Kemi shkuar larg këtë sezon dhe mund të ishte më e drejtë të zhvilloheshim gradualisht, por jemi Juventus dhe rëndësi kanë vetëm fitoret”, u shpreh Conte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›