Epërsia e Berishës thellohet në të gjithë Shqipërinë
Në ditën e fundit, ku lejohet publikimi i sondazheve, Qendra e Studimeve Humanistike “Gani Bobi” shpalli vlerësimet në shkallë kombëtare, ku Partia Demokratike thellon avantazhin në të gjithë vendin. Rreth 9 pikë përpara, mbështetja për partitë politike, ndërkohë që sondazhi konfirmon krijimin e një mazhorance të qendrueshme që i lejon koalicionit të kryesuar nga Sali Berisha krijimin e shpejtë të qeverisë së re
Sondazhi i Institutit “Gani Bobi”, konfirmoi dje fitoren e PD-ës, në rang vendi, ndërsa “e reja” tjetër e pritshme se kjo parti, “testohet” si fitues edhe në qarkun e Korçës. Nëpërmjet shifrave të sondazhit të servirur dje nga “Gani Bobi”, të realizuar nga pyetja e 2900 personave, mësohet se në 28 qershor, PD-ja fiton zgjedhjet e përgjithshme me 41.1 për qind të votave, krahasuar me 33.2 për qind, të këtyre votave që merr PS-ja. Sipas këtij sondazhi, LSI merr 3.1 për qind dhe G 99, 2.3 për qind. Partitë e tjera, të të katër koalicioneve, luhateshin me votat e fituara prej tyre, midis intervalit 0.3 deri në 0.6 për qind. Të ndara sipas mandateve këto përqindje, “Gani Bobi”, kishte llogaritur dje se PD merr 72 mandate në rang vendi, PS-ja merr 62 mandate, LSI 5 mandate dhe G 99, merr vetëm një mandat. I njëjti Institut, nxirrte fitues në sondazhin e tij PD-ën, edhe në Qarkun e Korçës. Sipas sondazhit të realizuar nga pyetja e 1600 personave në këtë qark, mësohet se PD-ja fiton 44.9 për qind të votave, ndërsa PS fiton vetë 31.4 për qind të votave. LSI-ja dhe G 99, marri përkatësisht në qarkun e Korçës, 1.6 dhe 1.5 për qind të votave. Në këtë qark, edhe PR-ja merr 1.5 për qind të votave sipas këtij sondazhi. I njëjti sondazh evidentoi edhe një fakt tjetër, sipas të cilit, në masën më të madhe PD-ja votohet nga të rinjtë e moshës 18 vjeç deri të votuesit e moshës 49 vjeç. Ndërsa PS-ja votohet në pjesën më të madhe të saj nga votues të moshës 50 deri në mbi 70 vjeç. Ndarja e mandateve sipas qarqeve
QARKU PD PS LSI G 99
Shkodër 7 4 0 0
Lezhë 4 3 0 0
Kukës 3 1 0 0
Dibër 4 2 0 0
Durrës 8 5 0 0
Berat 2 4 2 0
Gjirokastër 1 4 0 0
Korçë 7 5 0 0
Vlorë 5 7 0 0
Tiranë 16 13 2 1
Fier 7 8 1 0
Elbasan 8 6 0 0
TOTAL 72 62 5 1
...