E Diel, 1 Nëntor 2026

Një delegacion i Shoqatës “Vatra” do të marrë pjesë edhe në përurimin e rrugës Durrës-Morinë

Përfaqësues të diasporës nga SHBA në Tiranë, në mbështetje të fitores së Partisë Demokratike TIRANE – Dje pasdite në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, mbërriti një delegacion nga diaspora shqiptare në SHBA, i kryesuar nga dy nënkryetarët e Shoqatës “Vatra”, Dr. Gjon Buçaj dhe Agim Rexhaj, si dhe anëtarët e kryesisë, biznesmeni i suksesshëm Zef Balaj, Zabit Bytyçi, Ibrahim Kolari, Ylber Pilku, si dhe gazetari i njohur i gazetës “Bota Sot”, Beqir Sina. Përfaqësuesit e diasporës, mësohet se kanë ardhur në mbështetje të fushatës dhe përkrahje të Partisë Demokratike, duke sjellë edhe mesazhin e vatranëve për këto zgjedhje. Vatranët, si gjithmonë e kanë mbështetur PD dhe të djathtën shqiptare për arritjet e tyre gjatë këtyre viteve. Në mënyrë të veçantë ata vlerësojnë anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, rolin e Shqipërisë në pavarësinë e Kosovës, ndërtimin e rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën, arterien e kombit, siç e kanë quajtur, si dhe vënien në dispozicion të Portit të Shëngjinit për Kosovën. Janë këto arritje të qeverisë shqiptare që kanë entuziazmuar edhe diasporën shqiptare në SHBA, e cila i është mirënjohëse kësaj qeverie për çka bëri këto 4 vjet. Vatranët thonë se ne nuk do të kursejmë asgjë për të mbështetur dhe përkrahur të gjitha arritjet e shteti shqiptar në demokratizimin e vendit dhe rrugën e reformave për arritjen këtyre rezultateve të deritanishme. Vatranët erdhën në Shqipëri me ftesë të qeverisë shqiptare dhe personalisht kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës Durrës-Kukës. Ata do të kenë edhe takime të ndryshme edhe me anëtarë të qeverisë dhe kandidatët për deputetë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›