E Diel, 1 Nëntor 2026

Epërsia e kandidatit të Alibeajt zgjat pak, PS del forcë e parë në Finiq! Pjerin Ndreu rimerr Lezhën

Epërsinë e garës në Finiq e ka në dorë tashmë Partia Socialiste me kandidatin Romeo Çakuli. Ky i fundit është një emër i partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), por mbështetet zyrtarisht edhe nga Partia Socialiste.

Pak pas mesnate, garën në këtë bashki e mori kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, duke bërë që Finiqi të ishte partia e parë ku kjo forcë politike kishte epërsinë. Mirëpo, duket se ky gëzim ka zgjatur pak, pasi rezultati është përmbysur.

Edhe në Lezhë ka surpriza. Kryebashkiaku aktual Pjerin Ndreu ka arritur të kthejë shifrat në favor të vetë dhe tashmë ka nisur shkëputjen nga Pashk Gjoni i koalicionit "Bashkë Fitojmë". Referuar përditësimit të KQZ, rezultatet janë si më poshtë:

  • Pjerin Zef Ndreu Partia Socialiste e Shqipërisë 2729 vota
  • Pashk Preng Gjoni Bashkë Fitojmë 2663 2663 vota

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›