Epidemia, banorët kërcënojnë me protestë: S’kemi para për ujë
POLIÇAN - Banorët e Poliçanit kërcënojnë se do të hidhen në protestë nëse nuk i ndihmon shteti në lidhje me epideminë e dizenterisë, që ka pushtuar gjithë qytetin prej shtatë ditësh.
Përveç ilaçeve, çmimet e të cilave janë të larta, krahasuar me xhepat e boshatisura të banorëve të varfër të këtij qyteti, ata po bëjnë një jave që po blejnë edhe ujin e pijshëm. “Nuk kemi me se ta blejmë ujin. Jetojmë me përkrahje sociale dhe nuk na del hesapi që ujin ta blejmë”, thonë banorët e irrituar. Tashmë duket se epidemia e rënë në këtë qytet po sjell pasojat e para sociale, varfërinë. Ata që janë më të prekur ndaj kësaj situate janë pensionistët, të cilët thonë se nuk kanë para të blejnë as kafen, pasi janë të detyruar të blejnë në bazë të recetës që u është dhënë nga qendra shëndetësore, ilaçet. “Uji i Bogovës është nga më të mirët në vend. Është turp që shteti e ka lënë në këtë pikë këtë ujësjellës e të na lërë neve që të blejmë bidonë nëpër dyqane apo me autobote. Një bidon ujë e kemi blerë 50 lekë, por kemi blerë edhe ujin për të gatuar. Jemi familje e madhe dhe uji nuk na del. Po kursehemi dhe për të pirë, pasi nuk kemi para për të marrë bidonë të tjerë”, shtojnë banorët. Për situatën e krijuar në qytetin e Poliçanit ka reaguar edhe kryebashkiaku, Adriatik Zotka. Ai është nisur dje drejt Tiranës, nga ku do t’u kërkojë përfaqësuesve qendrorë fonde në mënyrë që sa më shpejt, ujësjellësi të rikonstruktohet. Prej 40 vitesh ky ujësjellës nuk ka njohur asnjë ndërhyrje. Kryebashkiaku do të negociojë edhe për zonën e kombinatit të armëve, në të cilën ai nuk ka kompetencë ndërhyrjeje për shkak se i përket Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkaq, të prekurit nga epidemia ndodhen sërish në karantinë. Askush prej tyre nuk ka dalë nga qyteti. Familjarët e të prekurve nuk janë lejuar të kontaktojnë me ta, as për ushqimet, përveç stafit mjekësor me maskat përkatëse. d.xh