Athinë, aksioni “Fshesa” i policisë kap 32 shqiptarë
Në sekret të plotë dhe me një angazhim masiv të uniformave blu, policia greke zhvilloi dje një nga operacionet “Fshesa”, traditë e saj në sjelljen ndaj emigrantëve të huaj.
Marko Caka /ATHINE
Policia ndaloi 22 shqiptarë për mungesë të lejeve të qëndrimit dhe dhjetë të tjerë për drejtim automjeti me patenta false. Ata pritet të riatdhesohen. Aksioni është kundërshtuar nga opozita dhe organizmat e të drejtave të njeriut, të cilat kritikuan “sulmin” e policisë ndaj emigrantëve të huaj me qëndrim në Athinë. Më tepër se 1620 efektiva të policisë greke nga të gjitha drejtoritë e policisë në Atikë, ndërmorën një operacion gjigand “Fshesa” në qendër të Athinës. Policia lokale njoftoi se operacioni u krye në fshehtësi, për t’i dhënë mundësi agjentëve të vepronin lirisht për kapjen e autorëve të veprave penale. Fillimisht kanë vepruar policë të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët bllokuan të gjitha daljet dhe rrugicat e zonës. Në vazhdim, agjentët e policisë kriminale dhe policia e kufirit, kanë hyrë në zonë kontrolluan një nga një të gjitha lokalet dhe pikat në të cilat grumbullohen emigrantët. Drejtoria qendrore e policisë greke në Atikë, i konsideroi dje inkurajuese rezultatet e arritura gjatë operacionit të radhës “Fshesa”, i cili zgjati 12 orë. “Gjatë kësaj kohe u kontrolluan më tepër se 22500 persona dhe u vendosën plot 4505 gjoba të ndryshme me vlerë totale prej 185.000 euro”, tha policia. Sipas saj, janë kapur gjithsej 143 emigrantë të paligjshëm, midis të cilëve: 55 emigrantë të paligjshëm nga Kurdistani, 59 emigrantë nga Afrika Veriore, mes të cilëve 38 femra që prostituonin. Policia greke konfirmoi se gjatë aksionit janë kapur edhe 29 emigrantë shqiptarë, të cilët pretendohet se u gjetën me dokumente të parregullta, ose nuk kishin fare leje qëndrimi në Greqi. Sipas një vendimi të marrë së fundi nga Ministria greke e Rendit, të gjithë këta persona do të deportohen në vendet e tyre të origjinës. Policia greke megjithatë këmbënguli se aksioni “Fshesa” nuk i adresohej vetëm emigrantëve, por kishte për qëllim edhe parandalimin e krimit të organizuar dhe trafikut. “Prej agjentëve u kapën edhe sasi droge 5.5 kilogramë hashash, 157 gramë kokainë, 350 gramë heroinë, 2 automatikë Kallashnikov, ndërsa 20 persona u ndaluan për vjedhje portofolash, mes tyre 4 gra nga Rumania”, konfirmoi më tej policia, e cila tha se gjatë aksionit u kapën edhe 38 persona në kërkim. Forcat e Policisë Rrugore gjatë këtij aksioni ndaluan edhe dhjetë shqiptarë, të cilët po qarkullonin me makina me targa greke, por me patenta vendase ose shqiptare të falsifikuara. Të gjithë personat e ndaluar, u dërguan në Prokurorinë e Athinës, e cila vendosi t’i mbajë ata në burg për më tepër se 30 ditë dhe pas këtij afati t’i deportojë ata në vendet e origjinës. Burimet e policisë greke janë shprehur dje se, aksione të tilla si i ky i fundit do të ketë edhe në të ardhmen.
Reagon opozita greke: Ksenofobi e policisë
ATHINE - Operacionet e fundit të policisë greke kundër emigrantëve, janë kritikuar ashpër prej partive të majta të opozitës helene. Kryetari i njërës prej tyre, Aleksis Cipras, tha se deportimi i emigrantëve në vendet e origjinës, nuk mund ta zgjidhë çështjen e emigracionit klandestin. Cipras kërkoi edhe shpejtimin e pajisjes së emigrantëve me dokumente dhe leje qëndrimi në Greqi. Sipas shefit të Përgjithshëm të policisë greke, Vasilis Ciaturas, qëllimi është ulja e kriminalitetit të rrugës dhe kthimi tek qytetarët i ndjenjës së sigurisë në jetën e përditshme. Të sulmuar nga organizmat për të Drejtat e Njeriut dhe mediat vendase, që e kanë parë me sy kritik fshehtësinë e këtyre operacioneve të policisë, duke pretenduar se ato janë kundër emigrantëve, kreu i policisë greke, Ciaturas tha se krimi nuk njeh kombësi. “Operacionet kanë si synim vetëm uljen e kriminalitetit dhe nuk kanë karakter ksenofobik”, tha kryepolici Ciaturas.