Epidemia gripale, fluks vizitash në pediatri
Epidemia e gripit sezonal ka mbyërthyer mbi 20.000 persona në të gjithë vendin. Në urgjencën e pediatrisë në qëndrën Spitalore "Nënë Tereza" shënohet fluks që në orët e para të mëngjesit. Të vegjëlit shfaqin simptoma si temperaturë të lartë, dhimbje fyti dhe diarre. Nënat e tyre tregojnë se fëmijët e tyre kanë disa ditë me temperaturë të lartë dhe me rekomandim të mjekut kanë marrë serumet këtë mëngjes.
Mjekët thonë se imuniteti i fëmijëve është mjaft i dobët dhe për ta në këtë periudhë duhet të tregohen vëmendje e lartë. Përveç vizorave gripale, shumë fëmijët janë janë paraqitur tek pediatri me infeksione respitarore.
Bluzat e bardha rekomandojnë të shmangen ambjente kolektive dhe daljet e shpeshta në kohën kur temperaturat janë të ulta. Në anën tjetër, thonë bluzat e bardha, për çdo rast duhet vizitë tek mjeku që kur shfaqen simptomat e para, dhe jo të marrin antibiotikë pa recetë.