Rruga "Sadik Petrela" pa infrastrukturë

Rruga "Sadik Petrela” është rruga që të çon drejt zonës së "Varrit të Bomit" dhe me pas në Shkozë. Kjo rrugë e kësaj lagjeje të populluar nuk ka infrastrukurë. Gropa të mëdha dhe puseta të hapura. Ky segment është kthyer në një makth të vertetë për banorët e kësaj lagjeje dhe kalimtarër e saj.
Të gjitha ndërhyrjet e bëra në të nuk kanë zgjatur më shumë se një muaj dhe asfaltimi është shëndërruar vetëm në gropa të mëdha që janë vështirë për t`u kaluar.
Në gjendje të tillë, është luks të mendosh se në këto rrugë kalimtarët i ndihmonë ndricimi, vizat e bardha apo sinjalistiakt orientuese.
Ndërsa buxheti i bashkisë prej 70 milionë dollarësh i miratura në fundin e dhjetorit të 2011, sipas kryebashkiakut do të shërbente për rikualifikimin urban të 100 hektarëve që nga kanalizimet, infrastrukturën rrugore. Po nga buxheti i infrastrukturës parashikohet rikonstruksionin e 153 mijë metrave katrorë të rrugëve ekzistues. Nga invesitmi i premtuar, pritet që si rruga "Sadik Petrela" po ashtu edhe të tjera rrugë kyresore të Tiranës të kthehen në normalitet.