Epidemia në Poliçan: Mos konsumoni ujin e çezmave
Tiranë-Situatë në përmirësim, por asnjë garanci për ndonjë rigrumbullim tjetër pacientësh të prekur nga epidemia. Kështu e ka cilësuar situatën në Poliçan, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, sot gjatë një deklarate për mediat.
Ai ka bërë apel, që banorët të mos konsumojnë ujin e çezmave për të pirë, pasi infeksioni ka ardhur pikërisht nga uji dhe ndalimi do të vijojë edhe për disa ditë, deri në një urdhër të dytë.
Sipas drejtorit të ISHP-së, kjo çështje duhet të zgjidhet në nivel qeveritar, pasi ndotja ka ndodhur nga depot që i përkasin territorit ushtarak, zonë ku pushteti lokla deklaron se nuk mund të ndërhyjë.
Mësohet se situata e emergjencës në këtë qytet ka kaluar, pasi në trajtim tani janë shumë pak raste. “Epidemia dyshohet nga uji i pijshëm, gjithsesi analizat përfundimtare priten pas dy javësh. Virusi infektiv që alarmoi banorët e Poliçanit dhe rrezikoi jetët e tyre quhet Sigela-Fleksner. Ndaj bëjmë thirrje që uji i pijshëm të mos konsumohet”,- tha më tej ai, duke shtuar se ka shumë gjasa që virusi të transmetohet edhe përmes kontaktit.
Shkak i epidemisë në Poliçan, ku u shtruan me urgjencë në spital rreth 100 persona ishte prania e bakterieve në ujin e pijshëm. Mjekët, pas analizave të detajuara në kryera në kampionet e ujit kanë konfirmuar se banorët janë prekur nga dizanteria. Sipas tyre, dizanteria, klasifikuar ndër sëmundjet problematike është shkaktuar nga baktere të reezikshme, salmonela dhe shigela të identifkuara në ujin e pijshëm.
Konkluzionet e analizave i ka konfirmuar vetë edhe kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, duke folur për mediat. “Nuk ka më asnjë dyshim. Tashmë kemi të bëjmë me një epidemi dizanterie”- tha prerë Ylli, duke iu referuar përgjigjes së analizave.
Ndërkohë pas shpërthimit të vatrës epidemike, grupe specialishtësh nga ministia e Shëndeteisë dhe Institutit të Shëndetit Publik kanë qenë në Poliçan ku kanë analizuar me detaje situatën dhe kanë marrë masat e para emergjente për të shmangur përhapjen e mëtejshme të epidemisë.
Popullatës i është bërë thirrje që të evitojë me çdo lloj mënyre përdorimin e ujit të pijshëm që vjen nga çezmat dhe përdorimin e tij vetëm të zier. Zbatimi i kësaj mase është ëhstë thënë se do të kontrollohet me përpikmëri sidomos në kopshtet dhe çerdhet. Ndërkohë që ndërmarrjes së ujësjellësit i është bërë e qartë që të klorifkojë ujin dhe të riparojë defektin e identifkuar tashmë pranë depove kryesore kur një çarje e tubacionit ka shkaktuar përzeriejen e ujërave të bardha me ato të zeza.
Situata epidemioogjike do të vazhdojë të mbahet nën kontroll, kurse në spitalin e qytetin dhe atë të Beratit janë krijuar ndërkohë ambiente shtesë për të prekur të tjerë. Bashkë me personat e shtruar në spital, sipas mjekëve shumë të tjerë janë paraqitur vetëm për marrjen e ndihmës së parë dhe më pas janë larguar për në shtëpitë e tyre.
Zona e Beratit ka qenë në mënyrë të vazhdueshme problematike sa i takon ujit të pijshëm, pasi edhe vetëm pak kohë më parë në Urën Vajgurore pati një shpërthim sëmundjeje, për të cilën shkak ishte po uji i pijshëm.