Epilogu i Gjilanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet të hënën dhe të vendosë për përsëritjen e zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit, sikurse udhëzohet në vendimin e dytë të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Vendimi i KQZ’së pritet të merret pasi Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë padinë e PDK’së dhe i ka dhënë të drejtë vendimit të ri të KZAP’së për përsëritjen e procesit elektoral në Gjilan.
Sipas agjendës së KQZ’së, nuk pritet të ketë mbledhje këtë javë për shkak se NDI’ja të enjten dhe të premten do të organizojë debat për zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Ndryshe, KQZ’ja pati hyrë në qorrsokak institucional për shkak se nuk kishte zbatuar në tërësi vendimin e KZAP’së për rivotim edhe në Gjilan, krahas Prizrenit dhe Lipjanit. Në atë kohë, anëtarët e KQZ’së nuk e respektuan as qëndrimin e SHBA’së për përsëritjen e zgjedhjeve në tri komunat. Mirëpo vendimi që u mor këtë javë nga Gjykata Supreme i hapi rrugë KQZ’së të rivendosë për të dërguar edhe Gjilanin në rivotim bashkë me Komunën e Istogut, ku Kryetari i saj ka vdekur.
Kryetarja e KQZ’së, Nesrin Lushta nuk ka dashur të komentojë më shumë rreth vendimit për Gjilanin, por është shprehur se nuk do të ketë më ngecje për të përmbyllur procesin zgjedhor.
“Sot, nuk mund të komentoj asgjë. Por ju e dini se ne jemi shumë të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Lushta, të martën për Express.
E pyetur se a pritet të merret vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në Gjilan, Lushta ka thënë se nuk mund të sqarojë më shumë, pasi vendimi do të merret nga të gjithë anëtarët e KQZ’së.
Por, anëtari i KQZ’së nga radhët e PDK’së, Betim Gjoshi thotë të mos ketë ndryshuar qëndrimin se në Gjilan nuk duhet të ketë rivotim.
“Ende nuk kemi arsye të dërgojmë Gjilanin në rivotim, sepse në vendimin e fundit të KZAP’së përmenden se vetëm 11 vendvotime ka pasur keqpërdorime, që i bie më pak se tre për qind e votave të gjilanasve”, ka thënë Gjoshi.
Ai e ka lënë të hapur mundësinë e hapur për ta dërguar Gjilanin në rivotim, nëse kjo është në të mirë të qytetarëve.
Ndryshe, kandidati i PDK’së për Kryetar të Gjilanit, Qemail Mustafa është tërhequr nga qëndrimi se nuk rikandidohet nëse përsëriten zgjedhjet. Ai ka thënë të martën se ka dy arsye pse nuk do të vazhdojë procesin ankimor në institucionet gjyqësore.
“Së pari nuk dëshirojmë më t’i lëmë qytetarët e Gjilanit nën ankth dhe e dyta po shihet se KQZ’ja dhe KZAP’ja, por edhe Gjykata Supreme nuk janë të gatshëm të marrin vendime të drejta dhe unë kam vendosur të dal përsëri para gjyqit të popullit”, ka thënë Mustafa, për Express të martën.
Ai është shprehur i bindur se edhe në përballjen e tretë do ta mund Fatmir Rexhepin e LDK’së.
Megjithëkëtë, edhe kandidati i LDK’së për Kryetar të Gjilanit, Fatmir Rexhepi ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon se në Gjilan ka pasur vjedhje të votave dhe manipulime nga ana e PDK’së.
“Vendimi i Gjykatës nuk është fitore vetëm e Gjilanit, por e mbarë Kosovës. Demokracia fitoi, por u desh që të testohen institucionet më të larta të Shtetit”, ka thënë Rexhepi, për Express të martën.
“Po të isha në vend të ish-Kryetarit të Gjilanit, nuk do të hyja më fare në garë. Sepse votat e balotazhit u keqpërdoren nga ai dhe PDK’ja”, vazhdon akuzën Rexhepi, i bindur në fitore.
Akuza ndaj Presidentit
Kandidati i PDK’së për Kryetar të Gjilanit, Qemail Mustafa e ka akuzuar Presidentin, Fatmir Sejdiu se ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Supreme për të vendosur për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë.
Por ndaj deklaratave të kandidatit të PDK’së ka reaguar Presidenca, duke i quajtur të pabaza akuzat ndaj saj.
“Presidenti i Republikës së Kosovës nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë në këtë vendim dhe konstatimet e z. Mustafa i cilëson si krejtësisht të pavërteta dhe të pambështetura në asnjë fakt”, thuhet në reagimin e Presidentit.
Mustafa pati akuzuar Presidentin se ka shpërblyer gjykatësit e Supremes me riemërime, kurse Presidenca thotë se asnjëri prej gjyqtarëve që ka marrë vendimin për Gjilanin nuk ka qenë i propozuar për riemërim në ndonjë pozitë në sistemin gjyqësor.