Epiqendra e Terrorit. Mullen Zona Afganistan-Pakistan
Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, deklaron se rajoni kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit është ende zona më e rrezikshme në botë, duke e quajtur atë epiqendër të terrorizmit.
Admirali Mullen përsëri i bëri thirrje Pakistanit për t'i dhënë fund "strehës të sigurt" për terrorizmin ndërsa theksoi dhe shqetësimin për paqëndrueshmërinë e vazhdueshme në zonat fisnore të Pakistanit përgjatë kufirit afgan. Duke folur para gazetarëve në Afganistan, admirali Mullen tha se administrata e Obamës vazhdon të nxisë autoritetet pakistaneze, për të ndërmarrë hapa kundër militantëve ndërsa paralajmëroi se veprimet e grupeve militante gjatë Muajit të Shenjtë Islamik janë të vështira për t’u parashikuar.Ai theksoi se talibanët janë dobësuar në disa fusha, ndonëse paralajmëroi se do të vazhdojnë me “vendosjen e pajisjeve të improvizuara plasëse dhe vdekjeprurëse”. Vlerësimi ushtarak në lidhje me lëvizjet e talebanëve pason një varg sulmesh dhe vrasjesh, që kanë tronditur Afganistanin jugor.
Mullen, në atë që mund të quhet udhëtimi i tij i fundit në Afganistan, para se të largohet nga detyra në fund të shtatorit, ka qenë optimist në lidhje me progresin e shënuar dhe aftësinë e ushtrisë amerikane për tërheqjen e urdhëruar nga presidenti Barak Obama në fund të muajit. Vendimin e Obamës për tërheqjen e afro 33.000 forcave amerikane në Afganistan deri në fund të verës së ardhshme është një afat kohor më i shpejtë se sa Mullen kishte rekomanduar fillimisht. Qëllimi është që dorëzohen tek forcat afgane përgjegjësitë kryesore, deri në fund të 2014.
Delina Bitraku