Ikin pushuesit zbrazet bregdeti i Durresit

Pronarët e hoteleve dhe ambienteve që jepen me qira për pushuesit që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia janë zhgënjyer në lidhje me prenotimet që kanë patur deri tani. Dhjetëra pronarë hotelesh dhe banesash shprehen se kanë gjysmën e dhomave bosh, në një kohë kur pritej që në këtë periudhë fluksi të mund të mos përballohej.Ata cilësojnë si shkakun kryesor gjendjen e plazhit të Durrësit, në të cilin nuk ka dushe, VC dhe kushte të përshtatshme të higjenës.
“Duket si fund sezoni. Është një zbrazje totale e plazhit të Durrësit. Nuk e di pse, ndoshta sepse nisi muaji i Ramazanit, por ka edhe shkaqe të tjera si shezlonët që janë shumë ngjitur njëri me tjetrin, papastërtitë”-thotë një pronar.
“Plazhi nuk është shumë i mirë. Nuk ka tualete publike. Të tjerë i kanë çuar shezlonet deri në breg të detit. Ka ndikuar edhe muaji i Ramazanit”-shprehet një tjetër.
“Pushuesit në rradhë të parë kanë ankesa për plehrat të cilat janë vend e pa vend. Ne taksat po i paguajmë, por i asnjë s’po vjen t’i shohë. Ka shumë shkaqe dhe një ndër to është dhe mungesave e VC-ve publike”-thotë një tjetër.
“Krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie të madhe. Ndoshta edhe nga fakti që Durrësi nuk ofron të gjitha kushtet”-shprehet një pronar tjetër nga Kosova.
Rënia e numrit të pushuesve ka ardhur edhe për shkak të nisjes së muajit të Ramazanit,por muaji i shenjtë për besimtarët myslimane nuk ka pasur të njëjtin efekt vitin e kaluar. Bashkia e Durrësit nuk ka bërë asgjë këtë vit në lidhje me vendosjen e banjove pubilke apo dusheve,ndërsa jashtë funksionit janë edhe kullat e rojeve të plazhit. Në disa takime që janë zhvilluar në prefekturën e Durrësit për turizmin, bashkia nuk ka dërguar asnjë përfaqësues, duke mos iu përgjigjur bashkërendimit të puneve për sezonin turistik.
Aleks Kalemasi