Opera Otello kaq origjinale dhe novatore si veper vijon evolucionin e stilit verdian organikisht

Nje pauze pesembedhjetevjecare ndan Marshin triumfal te Aides nga Zjarret e gezimit te Otellos pauze qe u dha shtyse shume hamendjeve mbi shterjen e burimit krijues verdian apo nje renie te pergjithshme te operes italiane nenkuptuar nje konsumim te rrugetimit historik te saj si lloj stili pas shfaqjes ne horizont te Muzave te huaja asaj franceze e sidomos asaj sfiduese vagneriane. I shfaqur publikisht si luan i lodhur e i renduar qe po shijonte me ne fund dolce far niente qe linte te kuptohej se pas vendosjes se aureoles te deriatehershme skishte se cfare te ofronte me Patriarku i Operes e aktronte mjeshterisht personazhin e tij jetesor. Askush nuk imagjinonte komplotin e madh te historise se Operes
Nje pauze pesembedhjetevjecare ndan Marshin triumfal te Aides nga Zjarret e gezimit te Otellos pauze qe u dha shtyse shume hamendjeve mbi shterjen e burimit krijues verdian apo nje renie te pergjithshme te operes italiane nenkuptuar nje konsumim te rrugetimit historik te saj si lloj stili pas shfaqjes ne horizont te Muzave te huaja asaj franceze e sidomos asaj sfiduese vagneriane.
I shfaqur publikisht si luan i lodhur e i renduar qe po shijonte me ne fund dolce far niente qe linte te kuptohej se pas vendosjes se aureoles te deriatehershme skishte se cfare te ofronte me Patriarku i Operes e aktronte mjeshterisht personazhin e tij jetesor. Askush nuk imagjinonte komplotin e madh te historise se Operes. Edhe me te afermit ne tavolinat e perzgjedhura te mondanitetit nuk dyshonin se kur midis Tij dhe editorit Giulio Ricordi flitej per cokollaten apo shkruhej ne korrespodencen e zakonshme mes tyre per pergatitjen apo fabrikimin e cokollates nga njeriu i tipit te ri poet e kompozitor Arrigo Boito ishim perpara nje kodi te vertete sekret. Luani i Busetos dyshonte tek vetja cokollata do kohe per tu pergatitur. Nderkohe jashte ketij kodi ai qetesisht ripunonte Simon Boccanegra apo versionin e fundit te Don Carlo. Dhe madje as vepra unikale Requiem sado e rendesishme per historine e muzikes vokale simfonike dhe personazhin historik qe ka ne dedikim nuk ngopte kersherine e melomaneve ndaj krijimtarise se Verdit. Pra realisht Patriarku i Operes quhej i kaluar ose mbarur si krijues.
Por shtrati i lumit te thare vershoi rrembimthi Opera e re fillimisht e titulluar Jago adoptoi titullin definitiv Otello. Me 1886 partitura ishte gati. Shperthejne gjithe sopranot tenoret dhe baritonet e Italise ne porten e Ricordit.
Nje tenor i fuqishem tashme model i rolit Francesco Tamagno misheroi protagonistin ashtu si Mario del Monaco ne kohen tone. Perballe tij baritoni francez Victor Mariel Jago dhe Romilda Pantaleoni e zgjedhur nga dirigjenti Fabio Faccio pa bindjen e plote te autorit interpretoi Desdemonen historike.
Sic thone shkrimet e kohes padurimi per te degjuar triumfin me te ri te Verdit tashme perseri ne apogje kishte pushtuar gjithe boten artistike milaneze ku Otello ngjiti Shkallen me 5 shkurt 1887. Ne gropen e orkestres binte ne sy nje violoncelist i ri. Ishte Arturo Toscanini Historia vijon kesisoj Verdi nuk ishte vetem kompozitori lirik me i madh por... legjenda e gjalle qe dha pas 15 vitesh heshtje dhe barres se viteve mbi supe nje stil te ri operistik krejt te rinovuar.
Nuk kishte me pare nje opera tragjike te krahasueshme me Otellon nje energji tronditese e shperndare ne gjithe vepren nga fillimi deri ne frymemarrjen e fundit te protagonistit qe shuhet.
Gjenialiteti dramaturgjik i Boitos avullon nen inkadeshencen e shtjellimit muzikor qe ska te beje me me dasite e arieve dueteve apo skenave te vecanta. Te jete hija vagneriane qe e nxit autorin drejt mohimit te koncepteve te meparshme
Por jo ai njeh mire sekretin sesi here pas here nje kenge e vogel nje duet apo nje koncertante godasin direkt degjuesin qe nuk shkeputet lehte nga shijet e melomanizmit.
Eksperiencat e viteve te heshtje si Dies Irae e Requiemit apo ndonje tjeter ndihen ne teksturen korale si dhe ne shperthimin e Otellos tek Esultate... apo perdorimi i recitato melodico qe ai nuk heziton ta shkruaje si kerkese interpretimi ne partituren e vepres.
Vargjet e lira te Boitos i japin rrjedhshmerise melodike te personazheve nje asimetri frazimi disi kapricioze e te cliret nga simetria tashme monotone e se kaluares. Zbulimi i temave si fraza magjike e puthjes e rrisin shume ngacmimin emocional te degjuesit dhe vete personazheve ne skene. Duke qene te kursyera keto momente melodizmi spikates nguliten pashlyeshmerisht dhe madje identifikojne personazhet permes tyre.
Otello prej me se nje shekulli e gjysme ngacmon mendimin analitik profesional por edhe ate te ndjekesve te thjeshte te operes per te zbuluar vazhdimisht intenciet evidente dhe ato te fshehta te krijimit Boio ndash Verdi po ku ky i fundit ka rrembyer perkatesine e vepres totalisht ndonese shpesh burimi eshte tek vargjet e libretit.
Per trajtimin e personalizuar te autoreve firmetare ne raport me krijimin autentik shekspirian jane faqet e spikatura te Credo-s se Jagos shprehje e nje misherimi me operistik ne krahasim me permbajtjen e drames se Shekspirit ku ajo qe shkakton vecanesite e trajtimit muzikor eshte vec linjes muzikore te personazhit edhe gjuha plot efekte djallezore e orkestracionit qe shpesh vihet ne rolin e komentuesit ironik apo perqeshes te fjales se kenduar gje qe smund te ndodhe kurrsesi ne teatrin e folur. Dhe ky nuk eshte i vetmi rast ne veper.
Nje shembull tjeter dominues verdian mbetet Concertato e aktit III ku lirizmi dominues i Desdemones nuk demtohet nga shkembimet e batutave te vrazhda mes personazheve te tjere si Jago ndash Otello apo Jago ndash Rodrigo. Nje Otello qe gjunjezohet me dhimbje nje Jago qe triumfon shkaktojne muzikalisht nje orgji kromatizmi dizonant ndersa kori pas skene shkelqen ne nje baze harmonike te paster. Veshtire te gjesh ne faqet muzikore te kohes nje imagjinate muzikore dramaturgjikisht kaq te pasur komplekse dhe perfekte.
Otello vertet personifikon kryevepren me k te madhe. Vertete qe krijimi shekspirian preston vecmas per kete si i tille qe eshte ne vetvete por dhe libreti i Boitos me nje pasurim te langazhit letrar mbi bazen e asaj qe ne muzike Verdi e zbuloi si parola scenica e ngre kete procedim krijues ne majen e se mundshmes.
Tema e puthjes ne monologun final te Otellos mjafton per ti kthyer atij tere natyren njerezore qe ndjenja e xhelozise ia kishte mposhtur dhe qe eshte plotesisht e mjaftueshme qe vetem permes pak masash muzikore te ezaurojne deri ne fund gjithcka mund te thoshin autoret ne kete veper.
Dikush ka thene se Otello eshte kaq origjinale dhe novatore si veper dhe se ajo vijon evolucionin e stilit verdian organikisht saqe cdo hipoteze per influence prej dikujt mund te asgjesohet vetem me nje buzeqeshje.
Breza paraardhes artistesh te shquar tek ne dhe ndjekesit e thekur te artit te tyre synuan me kohe drejt kryeveprave te cilat mes veniesh dhe heqjesh me shume heqjesh per hir te se vertetes realizuan disa faqe te operes me kohe dhe madje me realizim mbreselenes si Credo e Jagos skena e Desdemones apo monologu i fundit i Otellos.
Eumlshte kuptimplote qe jo rastesisht vetem sot integrohet kjo kryeveper ne kartelonin historik te TKOB. Nuk eshte vendi te shpjegohet me gjate kjo pasi impenjimi paraardhes disavjecar ambientimi i publikut me nje jete prodhuese artistike te pasur te institucionit si dhe i artisteve qe i eshte bere synim ngjitja ne shkallen tone te Operes dhe Baletit shpesh e me shpesh perkon per fat te mire me progresin e nje Shqiperie qe po ngjit gjithashtu shkallet e integrimit me pune besim dhe krenari te ligjshme.
Akademik