Mario Vargas Llosa ne shqip me dy romane te rinj
Mario Vargas Llosa fituesi i cmimit Nobel per letersi paraqitet para lexuesit shqiptar keto dite te Panairit te Librit me dy romane te rinj Festa e Cjapit dhe Vajza e prape. Edhe pse te ndryshem jane zgjedhur jo rastesisht nga shtepia botuese Skanderbeg Books qe lexuesi te njihet me dimensionet letrare te ketij autori
Festa e Cjapit dhe Vajza e prape jane dy romanet e rinj me te cilet Mario Vargas Llosa nobelisti i letersise per vitin 2010 vjen per lexuesin shqiptar. Librat e paraqitura per here te pare me rastin e Panairit te Librit qe po zhvillohet keto dite ne Tirane vijne si ekskluzivitet i shtepise botuese Skanderbeg Books. Me perkthim nga origjinali ne spanjisht prej Bajram Karabollit eshte per tu nenvizuar se veprat edhe pse te shkruara prej te njejtit autor jane krejt te ndryshme nga njera-tjetra. E megjithate kjo zgjedhje nuk eshte e rastesishme. Ata vijne se bashku edhe pse te ndryshem per ta ndihmuar lexuesin shqiptar ne njohjen e dimensioneve letrare te ketij autori. Ne romanin Festa e Cjapit Mario Vargas Llosa pershkruan ditet e fundit te diktatures se Truhijos dhe fillimin e nje tranzicioni te brishte ku fajtore e bashkevuajtes perplasen mes tyre duke krijuar nje te vertete rreqethese historike. Me nje force dhe nerv befasues permes perspektives se kujteses se nje vajze fatkeqe Urani Kabral autori i ben nje skaner rreqethes tiranise dhe pushtetit te korruptuar qe pjell ajo. Urania 40-vjecare eshte nje grua e ftohte dhe ngurte por qe dikur ka qene nje vajze e brishte dhe e ndjeshme. Ajo eshte rikthyer te vizitoje atdheun e saj Republiken Dominikane. E gjurmuar gjithe jeten nga ndjenja e terrorit e zbrazetise dhe e humbjes Urania e gjen veten duke u endur rrugeve te qytetit te lindjes dhe duke percjelle ne kujtese ngjarjet e vitit 1961 kur kryeqyteti ende thirrej Qyteti Truhijo me emrin e tiranit qe shtypi i vetem nje komb tremilionesh. Rafael Truhijo udheheqesi i degjeneruar dhe i korruptuar te cilin dominikanet e therrasin Cjapi kontrollon rrethin e tij te ngushte permes dhunes dhe shantazhit. Tradhtia e frika jane menyra e te jetuarit te atyre qe e rrethojne. Por dara e Truhijos po mpihet. Nje komplot kunder tij dhe nje revolucion makiavelist po i shkon atij nenudhes e do te kete pasoja te pergjakshme. Dhe ne qerthullin e gjithe kesaj po aq pergjakshem do te ndeshkohet nga tirania edhe Urani Kabral. Ne kete kryeveper te letersise latino-amerikane dhe te asaj boterore dhe njerin nga romanet me te bukur politike te shkruar ndonjehere Mario Vargas Llosa rrefen fundin e nje regjimi diktatorial dhe lindjen e nje demokracie te mundimshme duke i dhene fryme historike Truhijos dhe viktimave te pafajshmeve dhe bashkefajtoreve te ngecur ne orbiten e tyre vdekjeprurese. Duke lexuar kete liber shqiptaret do te mund te identifikojne lehte ngjarje dhe personazhe qe u perngjajne atyre shqiptare. I nje fryme tjeter eshte romani Vajza e prape. Ketu Mario Vargas Llosa pershkruan nje histori dashurie te gjate dhe me nje fatalitet te pritshem. Rrugetimi gjeografik e psikologjik i rrefimit ka nje shtyse te vetme Te gjeje pergjigjen e pyetjes se perjetshme Pse nuk dashurojme me arsye por me zemer Mario Vargas Llosa nuk jep pergjigje por e con intrigen e dashurise deri ne fund asisoj qe vetem nje mjeshter si ai arrin ta mbaje ne klasin e nje libri te madh nje histori te thjeshte njerezore. Rikardoja qysh femije atje ne vendin e lindjes se tij ne Lima ka ushqyer nje enderr te jetoje ne Paris. Por ritakimi me Lili kilianken nje dashuri e hershme e adoleshences do ta shtyje te ndryshoje gjithcka te tij. Vajza aventuriere pragmatiste e paqete do ta zvarrise pertej botes se vogel te ambicieve te tij. Si perkthyes dhe interpret qe merr pjese ne konferenca ne te gjithe boten ia del mbane ta takoje Lilin ne cdo rimisherim te saj si kilianka Lili si shoqja Arleta si madame Arny Mrs.Ricardson dhe Kumiko dhe ata rifillojne perhere edhe pse perkohesisht dashurine e tyre. Kjo grua plot mister qe pergjerohet vetem ndaj burrave me pushtet dhe para e refuzon dashurine e Rikardos se semure pas saj. Edhe kur ia vjedh parate te shoqit nga banka edhe kur merret me kontrabanden e afrodiziakeve nga Afrika ne Japoni narratori kembengules e kthen serish gruan ne skene pa shume pse-ra. Duke krijuar nje tension te admirueshem midis komikes dhe tragjikes Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin per te shtjelluar nje histori ku dashuria jepet si e papercaktuar si zonje me njemije fytyra si vajze e prape. Pasion dhe ligesi shans dhe fat dhimbje dhe kenaqesi... per te dhene fytyren e vertete te dashurise