Episod i përgjakshëm në burgun e Trikalas, plagoset shqiptari
TRIKALA - Një sherr i përgjakshëm me thika ka ndodhur në burgun e Trikalas, Greqi, protagonistë të të cilit u bënë 2 shqiptarë që vuajnë dënimin në këtë burg.
Oficerët e Departamentit të Policisë së Trikalas arrestuan një 27 vjeçar, shtetas nga Shqipëria, i cili sulmoi me thikë duke plagosur në brinjë e në bark, 30 vjecarin gjithashtu shqiptar, që vuante dënimin në të njëjtin burg.
Sipas policisë bëhet fjalë për hakmarrje, ndërkohë që edhe një ditë më parë shqiptari 30 vjecar ishte sulmuar me thikë nga bashkatdhetari i tij.
I plagosuri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Trikalas, nën sigurinë e rojeve, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar thika e 27 vjecarit.
(anila jole/balkanweb)