E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarjet ne Merdare dhe Dheu i Bardhe

“ABC News” ka kaluar kufijtë e informacionit duke u shndërruar për një ditë ekrani i vetëm ku të gjithë shqiptarët patën mundësinë të ndjekin “live” hap pas hapi të gjithë zhvillimet në Podujevë, ku Lëvizja “Vetëvendosje” organizoi një protestë për të kundërshtuar futjen e mallrave serbe në territorin e Kosovës. Por jo vetëm ekrani, edhe faqja elektronike abcneës.al dhe transmetimi “live” në internet ishte e vetmja dritare inforamcioni telegrafik dhe video që mbajti të gozhduar para kompjuterit mbi 2 mijë vizitorë. Një tjetër dukuri gjatë këtij transmetimi të jashtëzakonshëm ka qenë edhe sugjerimi në rrjetet sociale i faqes abcneës.al i mijëra përdoruesve të internetit për të gjithë ata që kërkonin të informoheshin në kohë reale për atë se çfarë po ndodhte në Podujevë. ABC News do të vijojë të përcjellë në mënyrë të pandërprerë zhvillimet në Merdare e Dheun e bardhë por edhe të gjithë zhvillimet e tjera të rëndësishme për të cilat gjithmonë vlen të informohesh në televiozionin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›