E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet e Bashkise se Tiranes ne arsim

Shkollat e Tiranës nuk do të kenë më orare mëesimdhënie me turne siç ka ndodhur vitet e fundit. Bashkia e Tiranës po merr masa që viti shkollor 2012-2013 të nisë me një turn dhe nxënësit të kenë të gjitha kushtet e duhura për të zhvilluar mësim.
Kështu është shprehur për “ABC News”, Alfons Muça, drejtor i ndërmarrjes nr.3 në Bashkinë e Tiranës.
Jo vetëm investimet, por edhe mirëmbajtja është cilësuar si shumë e rëndësishme nga Bashkia e Tiranës. Këtu përveç shkollave përfshihen edhe kopshtet dhe çerdhet.
Infrastruktura arsimore ka zënë një vend të veçantë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012.
Ne bazë të projekteve që po përgatiten apo janë të gatshme po ecet me shpejtësi me ndërtimin e katër shkollave të reja 9 vjeçare, ndërtimin e 2 shkollave të reja të mesme, ndërtimin e tri kopshteve dhe rikonstruksionin e 11 të tjerave, ndërtimin e 2 çerdheve të reja dhe rikonstruksionin e 5 të tjerave. Por përveç këtyre objekteve, parashikohet që gjatë këtij viti të arrihet një marëveshje tip pas mbështetjes me konsulencë financiare nga institucione si BERZH apo Banka Botërore, e cila do të lejojë nisjen njëkohësisht të investimit për të gjitha objeketet shkollore dhe parashkollore, për të cilat qyteti i Tiranës ka nevojë për 10 vjeçarin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›