E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takim me kongresmenin amerikan Steve Chabot

Kontributi i rëndësishëm që SHBA ka dhënë në Shqipëri dhe marrëdhëniet mes dy vendeve ishin ndër temat kryesore të diskutuara në takimin që zhvilloi kryeministri, Berisha dhe kongresmenin Chabot. Kështu, gjatë pasdites së sotme ktreu i ekzkeutivit, Sali Berisha zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Steve Chabot, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i nën/Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë për Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, në Kongresin Amerikan. Kongresmeni Chabot shoqërohej në këtë takim edhe nga ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, zoti Aleksandër Arvizu.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve dhe u rikonfirmua vendosmëria e tyre për të vijuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e rëndësishëm që SHBA-të kanë dhënë në Shqipëri, përmes programit të “Sfidës së Mijëvjeçarit” në sektorë të rëndësishëm nëpërmjet projekteve për dixhitalizimin e procedurave dhe luftës kundër korrupsionit, si realizimi i prokurimeve elektronike, regjistrimi elektronik i biznesit, taksat elektronike, etj.
Nga ana e tij, kongresmeni Chabot e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe e siguroi atë, se SHBA-të vlerësojnë lart marrëdhëniet me Shqipërinë dhe se u janë mirënjohës shqiptarëve për mbështetjen që ata i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin SHBA-ve dhe NATO-s, në misionet ndërkombëtare, në luftën kundër terrorizmit dhe në shërbim të paqes, si në Afganistan dhe më gjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›