E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epoka pas Gedafit. Bota pergatitet per tranzicion

Perëndimi përgatitet për Libinë post- Gedafi. Liderët perëndimorë kanë përshëndetur zhvillimet e fundit të kryengritjes në Tripoli, duke bërë thirrje për një tranzicion paqësor të pushtetit, me druajtjen e përshkallëzimit të dhunës mes civilëve në Libi. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se Libia “po rrëshqet nga kthetrat e tiranit”, ndërsa beteja mes kryengritësve dhe Muamer Gadafit ka arritur një “pikë kthese”. Obama tha se e ardhmja e Libisë është në duart e popullit libian dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin tranzicionin drejt demokracisë. Disa dhjetëra persona kanë festuar zhvillimet në Tripoli, në rrethinat e Shtëpisë së Bardhë.

NATO ka reaguar menjëherë me anë të një deklarate në të cilën theksohet se sa më shpejt që kolonel Gedafi ta kuptojë se nuk ka asnjë mënyrë që ai të fitojë këtë luftë, që e ka filluar kundër popullit të tij, do të jetë më mirë për të gjithë, në mënyrë që populli libian të mund të fillojë tranzicionin drejt demokracisë, që ata duan dhe e meritojnë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se ka ardhur koha që të krijohet një Libi e re mbi bazat e lirisë dhe demokracisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje pushtetmbajtësit libian Muamer Al-Gedafi të dorëzohet mundësisht shpejt, në mënyrë që të evitohet gjakderdhja e mëtejshme.

Kryeministri britanik, ndërpreu pushimet dhe u kthye në Londër për të kryesuar një mbledhje të komitetit të Sigurisë Kombëtare për Libinë. Planifikohet për erën post Gedafi, kanë thënë burime zyrtare. Vetë Cameron ka pasur një bisedë telefonike me kreun e këshillit Komëbtar të Tranzicionit në Libi, Abdul Jalil që pritet të drejtojë vendin pas rrëzimti përfundimtar të regjimit të Gedafit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›