E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike kaos ne ndeshje. Bandat perplasen me arme

Një shkëmbim zjarri mes kartelave të drogës pranë një stadiumi kanë bërë që futbollistët dhe tifozët të përjetojnë minuta ankthi dhe frike. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Torreon të Meksikës, ku gjatë ndeshjes së kampionatit vendas mes Santos dhe Monarcas Morelia,  dy banda kriminale të rrjetit të drogës janë përplasur me armë.

Krismat e armëve janë dëgjuar në stadium, ku menjehërë futbollistët e të dy skuadrave shpejtuan të futeshin në dhomat e zhveshjes, ndërsa tifozët u shtrinë në shkallët e tribunave për t’u mbrojtutr nga plumbat. Ndeshja u ndërpre përfundimisht, ndërsa për fat të mirë nuk kishte asnjë të lënduar nga 20 mijë tifozët që ishin të pranishëm në stadium.

Më vonë, ministria meksikane e mbrojtjes bëri të ditur se policia nuk ishte përfshirë në përplasjen me armë, ndërsa mbërriti në vendgjarje pak minuta pas shkëmbimit të zjarrit. Përplasjet me armë mes kartelave të drogës janë ngjarje të zakonshme në Meksikë, ndërsa që nga viti 2006, 42 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e luftës së ashpër për kontrollin e rrjetit të drogës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›