Cincinnati Open triumfojne Murray e Sharapova

Andy Murray ka fituar titullin kampion në Cincinnati Open, duke përfituar nga tërheqja për shkak të një dëmtimi të kundërshtarit të tij, numrit një të botës në tenisin për meshkuj Novak Djokovic. Gjithsesi, tensiti skocez ishte në avantazh pasi kishte fituar setin e parë 6-3 dhe kryesonte në setin e dytë 3-0, kur Djokovic bëri të ditur vendimin për t’u tërhequr nga ndeshja si pasojë e një dëmtimi në shpatull.
Kjo ka shpallur automatikisht Murray si fitues i turnout amerikar në tenisti për meshkuj, ndërsa për tenistin serb kjo është vetëm humbja e dytë në këtë sezon. Djokovic vinte në këtë finale pas një ecurie rekord me gjashtë turne të fituar, sukses ky që e ngjiti atë në vendin e parë të klasifikimit botëror për meshkuj. Ndërkohë dëmtimi në shpatull ka ngritur shumë pikëpyetje nëse tensiti serb do të marrë pjesë apo jo në turneun Grand Slam US Open, i cili do të nisë më 29 gusht.
Në turneun Cincinnati Open për femra, trofeu i titullit kampion i është dorëzuar Maria Sharapovës, e cila mundi në finale 2-1 (4-6 7-6 6-3) serben Jelena Jankovic. Ish-numri një i botës humbi setin e parë, por më pas u kthye në lojën e saj më të mirë, duke fituar turneun e parë sezonal. Ky sukses, ka bërë që Sharapova të hyjë në listën e favoriteve për të fituar US Open në fund të këtij muaji.
Nertan Prifti