Moto GP boterori kthehet ne Japoni

Botërori i MotoGP kthehet në cirkuitin e Montegit në Japoni, i cili në muajin mars u dëmtua nga tërmeti, ndërsa në lidhje me garën u ngritën shumë dyshime si pasojë e problemeve me radioaktivitetitn. Por organizatorët japonezë kanë hedhur pas krahëve gjithçka, duke riparuar pistën, ndërsa skuderitë dhe pilotët janë gati të vazhdojnë betejën për titullin. Njëri prej tyre është Jorge Lorenzo.
Piloti spanjoll i Jamahas, i cili renditet në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm ka bërë të ditur se kur mbeten edhe katër gara deri në fund të botëriit gjithcka mbetet e hapur. “Ka edhe 100 pikë në lojë dhe titulli do të vendoset në fund. Unë jam i motivuar për të dhënë maksimunin për të fituar të gjitha garat e mebtura’, ka thënë Lorenzo, i cili ka 44 pikë më pak se kryesuesi Casey Stoner. Me të njëjtin motivim është shfaqur edhe nëntë herë kampioni i botës, Valentino Rosi.
Piloti italian i Dukatit renditet në vendin e gjashtë, por kërkon të mbyllë në mënyrën më të mirë këtë Botëror të MotoGP, duke nisur me Cmimin e Madh të Japonisë, ku kushtet e pistës nuk janë si më parë. “Ne duhet t’i kuptojmë kushtet këtu. Pas tërmetit janë vendosur siperfaqe të reja në disa pjesë të pistës, por kjo nuk do të ndikojë gjatë garës”, ka thënë Rossi.
Nertan Prifti