Plagosja e shqiptareve ne Mitrovice ne pranga nje serb

Në Kosovë, policia ka arrestuar një serb nën dyshimin se ka marrë pjesë në rrahjen e plagosjen e 3 punëtorëve që po pastronin shtratin e lumit Ibër, në Lagjen e Boshnjakëve, një ditë më parë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka konfirmuar arrestimin e një banori serb të pjesës veriore, i cili dyshohet se ka marrë pjesë bashkë me rreth 10 serbë të tjerë në rrahjen e punëtorëve që po punonin në kuadër të një projekti ambientalist të financuar nga USAID-i. Hoti tha se me urdhër të prokurorit i dyshuari do të qëndrojë në ambjentet e policisë për të paktën 48 orë.