Real Madrid mbreti i Champions

Ditën e mërkurë, gazeta e famshme franceze L’Equipe publikoi renditjen e ekipeve më të mira të historisë së Ligës së Kampioneve duke shpallur Realin e Madridit si mbretin e kompeticionit.
Në vend të dytë renditet Milan, në vend të tretë Bayern Mynih ndërsa në vend të katërt Barcelona.
L’Equipe është gazeta promotore e lindjes së kompeticionit që tashmë është më i rëndësishmi në nivel klubesh. Ideja e gazetës u mbështet fuqishëm nga presidenti i atëhershëm i Real Madrid, Santiago Bernabeu. Ekipi spanjoll me Alfredo Di Stefano në krye dhe me fitoren e 5 titujve të parë i dha më shumë shkëlqim Ligës së Kampioneve.
Renditja e L’Equipe bazohet në një sistem pikësh që i jep kampionit 30 pikë, finalistëve 15 pikë, gjysmëfinalistëve 10 pikë dhe çerekfinalistëve 5 pikë.
Në vitin 1997 u fut faza e grupeve dhe gazeta franceze i jep nga 1 pikë të gjithë ekipeve që marrin pjesë në këtë fazë.
“Real Madrid qëndron në krye për shkak të fitoreve në këtë kompeticion”, shkruan gazeta.
Real Madrid ka fituar 9 herë turneun duke lënë pas Milan (7), Liverpool (5) apo Bayern, Barcelona dhe Ajax (4). Madrilenët e kryesojnë renditjen duke lënë pas kuqezinjtë italianë me 153 pikë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Roberto Carlos, lojtar-trajner i Anzhit
Roberto Carlos nuk do të jetë më vetëm mbrojtësi i majtë i ekipit rus të Anzhi, por edhe trajneri i skuadrës. Berlusconi: Milan, më i fortë se Barcelona
Pronari i Milanit dhe kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është i bindur se Milan është më i fortë se Barcelona dhe se “do të fitojë gjithçka këtë sezon”. Cana, titullar në rolin natyral
Pas një prove jo të mirë në ndeshjen debutuese me Lacion në Serinë A, Lorik Cana ka mundësinë më të mirë sot për të treguar cilësitë në Europa League, ku do të luajë që nga minuta e parë si mesfushor shkatërrues në Lisbonë ndaj Sportingut vendas. Milan kalon Plzen, Barca shkatërron BATE-n
U luajtën ndeshjet e dyta të grupeve E, F, G dhe H në Ligën e Kampioneve. Milani ka kaluar jo pa vështirësi modestët e Viktoria Plzen duke fituar në San Siro me rezultatin 2-0, ndërkohë që Barcelona shkatërroi Bate Borisov në Minsk me rezultatin 5-0. Champions, sot dita e dytë e fazës së grupeve
Në ditën e dytë të fazës së grupeve të Champions Leagues, do të zbresin në fushën e lojës disa emra të tjerë të mëdhej të futbollit europian.
Lajmet kryesore
Sekuestrimi i makinave të vjetra
PS: Vendimi i qeverisë për të ushqyer mafian e skrapit
Zbatimi i kritereve të Integrimit
Berisha: Kthyem qytetarët shqiptarë, në pronarë
Informaliteti ndëshkon buxhetin
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit