E Diel, 1 Nëntor 2026

Eposi ne rrezik UNESCO shpetimi i vetem

“Eposi i Kreshnikëve” rrezikon të zhduket. Kjo pasuri e trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëvve po përjeton një nga situatat më kritike. E vetmja mënyrë për të shpëtuar ç’ka ka mbetur është përfshirja e eposit shqiptar në listën emergjentë të mbrojtes së UNESCO-s.

“Eposi i Kreshnikëve po synohet të rregjistrohet në një listë që quhet listë e trashëgimisë kulturore shpirtërore që ka nevojë për mbrojtje urgjente. Është propozuar për t’u kandiduar në këtë listë për vetë efektet që modernizmi sjell kudo, përfshirë edhe Shqiëpërinë, duke bërë që dukuri të tilla, siç është Eposi në këtë rast, dalëngadalë të zhduken. Nuk mund të them se do shpëtojë, por të sigurt jemi që  s’do të zhduket” thotë” thotë  drejtor i Trashëgimisë në MTKRS, Olsi Lafe.

Studiuesit e muzikës dhe Ministria e Kulturës po hartojnë një dosje për të arritur futjen e saj në mbrojtjen e organizatës botërore.

“Për të marrë vlerat më të mira të Eposit dhe për të mundur që kjo dosje nga ana teknike, brenda një viti, brenda marsit të vitit 2012 të jetë e mundur të dorëzohet në UNESCO dhe më pas të vijojë shqyrtimi i saj” tha Lafe.

Pak muaj më parë “Eposi i kreshnikëve” u shpall ligjërisht pasuri kombëtare bashkë me 6 pasuri të tjera të folklorit. Eposi është një cikël legjendar këngës së Veriut të Shqipërisë i shoqëruar me lahutë. Fillimi i eposit shqiptar daton në shekullin e pestë kur popullsia nisi të merte tiparet e bashkësive etnike, por mbledhja e këngëve nisi vetëm në shekullin tonë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›