E Diel, 1 Nëntor 2026

Uikileaks ushtari Manning rrezikon burgim te perjetshem

Bradley Manning, ushtari amerikan që akuzohet për rrjedhjen e informacioneve sekrete të diplomacisë amerikane të publikuara më pas nga platforma e internetit Uikiliks rrezikon burgimin e përjetshëm. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ngritur kundër tij dhe 22 aktpadi të tjera ndër të cilat ndihmë për armikun një akuzë për të cilën parashikohet dënimi kapital.

Paraprakisht prokurorët amerikanë sqaruan se nuk do të kërkojnë dënimin me vdekje për Bradley Manning. Ish analisti i kundërzbulimit mbahet tashmë në një burg ushtarak të sigurisë së lartë në Cuantico në Virginia. Ish analisti i kundërzbulimit 23-vjecari me origjinë britanike Bradley Manning dyshohet se ka mundësuar rrjedhjen e 620,000 dokumentave diplomatike e ushtarake. Kundër tij në maj të vitit të kaluar u ngritën 12 akuza. Bradley Manning akuzohet dhe per mundësimin e publikimeve të mëparshme të Uikiliks të tilla si ditaret e luftës nga Afganistani apo Iraku, dokumenta sekrete të shtrira në 5 dekada.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›