E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi i nje duo pedagogesh

Kitaristi Tomislav Vuksic e njihte Tiranen vetem nga rrefimet e shokeve te shkolles dhe nga kronikat e Televizionit Kroat mbi nje vend te pazhvilluar. Kur e pa qytetin nga afer te premten e 25 shkurtit iu shfaq tjeter realitet nje qytet i gjalle ne ndertim e siper.
Kitaristi ekzekutoi ne koncertin duo me violoncelistin Pjeter Guralumi ne Tirane dhe me 26 shkurt ne teatrin Bylis Fier.

Nga muzika kroate Vuksic prezantoi Luka Sorkocevic 1734-1789 kompozitor i 800-es dhe kompozitorin e diteve tona Frano Para 1948. Luajti edhe pjese spanjolle nga Miguel Llobet qe eshte per te kompozitori klasik me i rendesishem. Pjesen e pare te koncertit Vuksic krijoi nje gjendje te qete dhe medituese ne salle e koncerteve te hotel Rogner. Kur iu bashkua violoncelisti shqiptar Pjeter Guralumi publiku u fut ne boten e ritmeve latine. Guralumi luajti i vetem nje prelud nga Gaspar Cassad dhe bashke me kitaren luajten pjese nga Enrique Granados dhe Radams Gnattali.

Te dy instrumentistet jane pedagoge ne Akademite Muzikore te vendeve te tyre. I pari me pervoje 20-vjecare i dyti prej tri vitesh asistent pedagog ne Akademine e Muzikes ne Zagreb. I pyesim per muziken jeten e perditshme ne akademi marredheniet me studentet.

Tomislav po e nisim kete bisede nga ty si i ftuar i ketij koncerti. fare pergatitjeje kerkonte koncerti i sotem E njejta pyetje edhe per ju z. Guralumi.
Vuksic Programi nga kendveshtrimi teknik ishte i veshtire kurse muzikalisht varet nga frymezimi qe muzikanti ka ne ate moment. Ishte vertet koncert i kendshem vendi njerezit me pelqyen shume. Salla duhej pak me akustike sidomos kur luan nje kitare e vetme.
Guralumi Programi i sotem kerkon pergatitje per lojen ne ansambel te muzikes se dhomes kerkon vullnetin per te dhene me te miren nga vetja me nje gjuhe ndoshta personale per autoret qe kemi zgjedhur. Keto lloj aktivitetesh per ne jane te dobishme per tu njohur. Tomislav pervecse kitarist eshte pedagog dhe keshtu krijohet nje lloj komunikimi me shkolla te tjera ne Ballkan ne Evropen Juglindore. E pame kete ambient si menyre alternative per te krijuar nje ambient me te ngrohte me intim.

Te gjithe muzikantet duket sikur bien ne kurthin e klisheve kur flasin per marredhenien e tyre me instrumentin. Per ju si eshte kjo marredhenie
Vuksic Nuk e di. Nuk mund te shpjegohet ndryshe humb kuptimi i vertete. Ka te beje me ndjesine. Kjo mund te thuhet per te gjithe llojet e artit dhe ne vecanti me muziken. Muzika nuk ekziston eshte ne ajer ti vetem mund ta degjosh ta ndjesh kur ajo pershkon trupin tend. shte vibrim eshte mistike eshte magji.
Guralumi Violonceli ne shtepine Guralumi ka ekzistuar perpara se te lindja. Babai im ka qene mesues ne Lice profesori i pare shqiptar i violoncelit pas te huajve qe kane qene ne Tirane. Violonceli ka qene pjese e jetes sime dhe me kalimin e kohes eshte bere pjese e shprehjes se perditshme. Per mua violonceli gjithmone ka ruajtur surpriza sekretet e veta dhe gradualisht i zbulon ato. Une joshem per ti ditur.

Sa kohe punoni ne dite me studentet
Vuksic Aq kohe sa ata duan. Puna ime eshte tri here ne jave punoj me studentet tri kater ore dhe pjesa tjeter eshte praktike.
Guralumi Norma eshte tete ore ne jave. Une kam dyfishin e kesaj norme pasi jam i interesuar qe studentet e mi ta nisin ciklin e studimeve me mua dhe ta mbyllim po bashke. Mos ti le ne mes te rruges per te mbajtur nje numer te caktuar te oreve.

A jane mjaft pagesat e nje pedagogu muzike ne akademite shteterore te rajonit
Vuksic Nese dikush mendon qe do te marre para nga muzika klasike eshte i cmendur. Nese do te shihja parate do merresha me ekonomi ose te beja muziken e U2. Ne Kroaci nje asistent merr pak me shume sesa nje mesues shkolle. Nje mesues muzike merr 700 euro ne muaj varion edhe nga pervoja qe ka pedagogu ne Akademi. Nuk jane kushedi sesa para per ne Kroaci. Vertet.
Guralumi Pagesat tona ne nje fare menyre mund ti perballojne kerkesat e jeteses. Them qe pagesat e profesoratit duhet te jene te indeksuara me koston e jeteses ne Shqiperi.

fare u keshilloni studenteve ne rrugen qe kane nisur
Vuksic Perpiqem te mos jem ai qe duhet tu tregoje se cduhet te bejne. Gjeja me e rendesishme ne kete rruge eshte qe gjerat ti duash ti ndiesh. Nuk ka vetem nje menyre per ti bere gjerat vecanerisht ne art vecanerisht ne muzike. I ndihmoj ta kuptojne kete.
Guralumi Pune pasion pa diskutim dhe kthjelltesi ne orientim. Te rinjte duhet te jene gjithmone e me te kualifikuar me te zote e me konkurrues per te krijuar permes ketij profesioni ciklin e tyre te jetes.

Vete ju si e mundni monotonine ne punen tuaj
Vuksic Fatkeqesisht rutina eshte aty e pashmangshme. Aktivitetet ndihmojne ne rifreskimin e rutines. Une luaj muzike dhome kam nje kitare trio luaj vetem.
Guralumi Kam nisur te bej specializime te tjera duke shkuar prane mjeshterve ne Itali apo Austri. Nga ana tjeter nuk kam hezituar per te dhene mesim edhe ne nje qytet qe mund te jete 130-140 km nga Tirana si per shembull ne Fier per dy vjet rresht. Sot nuk kam problem qe te bej 300 km per te dhene mesim ne fakultetin e Tetoves. Nga ana tjeter organizoj aktivitetet per te gjalleruar sadopak jeten kulturore ne Akademi

Per ta mbyllur a mund te na tregoni mendimin tuaj si mund ta afrojme publikun te koncerte te ketij lloji qe pame sonte
Vuksic Mbi kete teme mund te flitet per dite te tera. Kjo eshte si situata e jetes ne pergjithesi. Une nuk ankohem. Duhet vleresuar edhe fakti qe arrijme te kemi ambicie. Ky eshte nje privilegj.
Guralumi Nuk eshte e thene qe arti po u ndoq nga shume njerez do te thote qe vertet ka vlere. Muzika klasike ka jetuar me qindra vjet e do te jetoje prape. Ne jemi deshmitare te datelindjeve 200-300-vjecare te kompozitoreve dhe muzika e tyre flet ende sot. Muzika klasike nuk ka nevoje per Shqiperine as per shqiptaret por shqiptaret nese kane paksa vemendje per te pare se cfare mund ti lidhe me kulturen evropiane boterore do duhet te jene me te vemendshem ndaj saj.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›