E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, arrestohen 2 gazetare amerikane

Seul - Zyrtarë koreanoveriorë të sigurisë arrestuan dy gazetare amerikane, të cilat po filmonin pranë lumit Tumen nga ana kineze e kufirit, njoftoi sot televizioni shtetëror koreanojugor. Një zyrtar i lartë koreanojugor kishte deklaruar se rojat kufitare koranoveriore kishin kaluar madje edhe kufirin me Kinën për të arrestuar dy gazetaret, pasi këto të fundit nuk u ishin bindur paralajmërimeve të rojave për të mos filmuar. Dy gazetaret punonin për një agjenci on-line lajmesh në Kaliforni.

Ministria e Jashtme koreanojugore nuk mund ta konfirmojë njoftimin e mësipërm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›