Shkumbini-Kastrioti 1-0. Mile: Fitore e vështirëGolin vendimtar me vlerë tre pikë e realizoi talenti 20-vjeçar Erjon Mustafaraj në minutën 81-të.

Publikoje ne:
Shkumbini arriti fitoren e parë sezonale, duke mposhtur në Peqin me rezultatin minimal 1-0 Kastriotin, që luajti më shumë se 30 minuta me dhjetë lojtarë pas largimit me karton të kuq të Ylli Shametit, një ish-lojtari i peqinasve sezonin e kaluar. Golin vendimtar me vlerë tre pikë e realizoi talenti 20-vjeçar Erjon Mustafaraj në minutën 81-të.
Trajneri i Shkumbinit, Kristaq Mile, tekniku beratas që zëvendësoi Gugash Maganin, tha pas ndeshjes: “Një fitore e vështirë, pasi vinim në ndeshje pas humbjes me Besën. Jemi të kënaqur me lojën e rezultatit. Këtë fitore ua dedikojmë tifozëve. A ndikoi në rezultat dalja e Shametit me të kuqe? Natyrisht, por kjo është pjesë e lojës. Do të mundohemi edhe më shumë për të ngjitur punën e ekipit. Falënderoj edhe (ish- trajnerin) Maganin për punën e bërë me skuadrën”.
Shkumbini pas katër javësh u ngjit në kuotën e katër pikëve, duke iu larguar njëherësh edhe vendit të fundit.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 4, 19.09.2009, 16:00
Skënderbeu-Gramozi 4-1 (2-1)
8’, 30’, 68’ Çajku; 60’ Shkembi / 17’ Sadiku
Laçi-Apollonia 3-2 (2-2)
25’, 40’ Brahja; 68’ Malo; / 32’ Sead Hadjibulic (p), 45’Brkic
Shkumbini-Kastrioti 1-0 (0-0)
81’ Mustafaj
Flamurtari-Teuta 0-3 (0-2)
/ 7’ Hodo, 24’ Sakaj (aut), Mile 91’
Vllaznia-Dinamo Tirana 19:00
Tirana-Besa 19:00
E Shtune, 19 Shtator 2009