“Era e Jugut”, asgjësohen 480 rrënjë kanabis
Rreth 480 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme në fshatin Miçan të Përmetit nga një operacion të koduar “Era e Jugut” nga blutë e Përmetit. Ndërkohë kultivuesit e kanabisit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
PËRMET- Asgjësim të bimëve narkotike ditën e sotme, ka patur edhe në fshatin Miçan të komunës Frashër të Përmetit. Ku nga një operacion i koduar “Era e Jugut” nga blutë e Përmetit janë asgjësuar rreth 480 rrënjë kanabis sativa.
Operacioni i koduar “Era e Jugut”, ka mundur të identifikojë dy parcela të mbjella me kanabis pranë lumit Osum në Miçan. Ndërkohë kultivuesit e këtyre bimëve janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në momentin ku policia ka bërë të mundur identifikimin. Emrat e kultivuesve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi të mëtejshëm rreth këtij kultivimi të bimës së ndaluar. (a.r/balkanweb)