Pukë, asgjësohen 700 rrënjë kanabis, arrestohet një
Asgjësohen 700 rrënjë kanabis-sativa në rrethin e Pukës. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe asgjësimin me anë të djegies të 3 parcelave të mbjella, ndërsa ka vënë në pranga dhe një person.
PUKË- Forcat e komisariatit të rrethit të Pukës, pas një operacioni disa ditor për krehjen e të gjithë sipërfaqes pyjore më të madhe në vend, kanë bërë të mundur identifikimin dhe asgjësimin e rreth tre parcelave me më shumë se 700 rrënjë me bimë kanabis sativa në rrethin e Pukës.
Pas asgjësimit të lëndës narkotike është arrestuar Josif Gjinaj, kryeplaku i fshatit për moskallëzim si dhe Aleks Gjonaj pasi në afërsi të stanit të këtij të fundit u gjetën edhe tre parcelat e mbjella me bimë narkotike. Rrethi i Pukës gjatë këtij viti ka hyrë në zonat e nxehta të hartës të kultivimit ku janë përqendruar dhe aksionet masive nga policia. Kamera e televizionit “News24” ka ndjekur në terren vijushmërinë intensive të këtij operacioni të ndërrmarrë ku po punohet për identifikimin e të tjerave parcela të mbjella me bimë narkotike në thellësi të Bjeshkëve të veriut.
Mëngjesin e së mërkurës forcat e komisariatit të policisë së rrethit të Pukës kanë startuar aksionet masive për identifikimin e bimëve narkotike. Mbi bazën e një planë masash të hartuara nga vetë kreu i komisariatit Gjin Lesi, blutë e Pukës fillimisht kanë zbarkuar në pjesën veriperëndimore të rrethit pikërisht në malet e Komanit dhe Karmes. Gjatë asgjësimit të parcelës së parë u identifikua dhe rrjeti ujësjellës i montuar në parcelë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy motopompat që bënin të mundur furnizimin me ujë të parcelës përmes gjeneratorëve.
Vetëm 2 km nga parcela e parë, policia ka identifikuar edhe atë të dytën me mbi 500 rrënjë të tjera kanabis poo ashtu me sistemin vetëujitës. Asgjësimi i bimës së ndaluar u bë përmes djegies. (a.r/news24/balkanweb)