E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh ministrat, turizmi prioritet

Turizmi ka qenë temë e një takimi që kryeministri Berisha ka patur me disa ministra të qeverisë së tij. Rritja e kapaciteteve akomoduese, përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës bregdetare, furnizimi me energji kanë qenë çështja kryesore. 

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka patur sërish në vëmendje zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, si një sektor të cilin sipas tij qeveria e ka një ndër prioritete e saj. Gjatë një takimi me ministrat të kabinetit qeverisës Berisha kërkoi marrjen e masave për kompletimin e plotë të infrastrukturës përgjatë bregdetit në rrugë, ujësjellës dhe energji elektrike. Rritjen e kapacitetit të akomodimit në hoteleri, si edhe për rritjen e shërbimit në to.

Një pikë mjaft të rëndësishme kryeministri cilësoi dhënien e kredive të buta për banorët e këtyre zonave.

“Të shqyrtojmë mundësinë e një kredie të butë, për të gjitha familjet që duan të shtojnë një dhomë, dy dhoma apo një kat në shtëpitë ekzistuese. Për të rritur më shpejt kapacitetin hotelier të fshatrave, të cilët tashmë e kanë konsoliduar traditën e mikpritjes në shtëpitë e tyre”- theksoi kreu i ekzekutivit Berisha.

Jo më pak rëndësi kryeministri i kushtoi edhe zgjidhjes përfundimtare të problemeve energjetike në këto zona.

“Sërish parametrat e energjisë nuk janë ato që duhen, por këtë gjë do ta vë në diskutim me Ministrinë e Energjitikës. Në rast se këto parametra janë probleme të disekujlibrit të sistemit energjetik të vendprodhimit të vendosur kryesisht në veri, atëherë zgjidhja është absolutisht gjatë të gjithë verës pavarësisht nga çmimi, gjithashtu edhe TEC-i i Vlorës do të prodhoj energji për tju dhënë zonave turistike”- theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes me kabinetin qeverisës.

Kryeministri deklaroi se Ministria e Punëve Publike ka një sërë projektesh që do të nisin menjëherë nga zona e Orikumit në Ksamil. Këto investime tha shefi i qeverisë do të modernizojnë infrakstrukturën në të gjithë bregdetin e Jonit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›