Era e fortë favorizon zjarrin në Pustec, 100 forca në terren

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Era e fortë dhe temperaturat e lara kanë fovorizuar përhapjen e zjarrit mëngjesin e sotëm në zonën e Pustecit, në Korçë.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët janë përhapur edhe më shumë gjatë mëngjesit, duke marrë drejtim nga fshati Goricë e Madhe, si edhe nga dogana e Goricës e duke u drejtuar në pyll. Po punohet që të mos preket Parku Kombëtar i Prespës.
Në terren momentalisht kanë zbritur 100 forca, ndërkohë që është bërë kërkesa që Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në varësi të mundësisë më të parë, të sjellë helikopter për të ndërhyrë nga ajri.