Era rrëzon kulme shtëpish, shumë fshatra pa rrymë

Era e fuqishme ka shkaktuar demet ë shumta materiale në Komunën e Klinës, duke dëmtuar kulme shtëpish. Dëme me se shumti janë shkaktuar në rrjetin elektrik ku një pjesë e madhe e lokaliteteve të kësaj komune kanë mbetur pa energji elektrike. Kjo ka ndodhur pas erës së fuqishme, të shtunën në mbrëmje e cila ka zgjatur rreth 45 min.
Esat Rraci, drejtor i Shërbimeve Publike, ka treguar se në fshatin Resnik era ka dëmtuar dy kulme shtëpish duke i dëmtuar tjegullat. Edhe në lokalitetet tjera raportohet për dëme materiale sidomos në tjegulla të kulmeve të shtëpive. Dëme materiale ka pasur edhe në objekte ndihmëse ndërsa për fat nuk ka pasur dëme në njerëz.Rraci, gjithashtu ka treguar se ka demet ë shumta në rrjetin elektrik.
“Shumë fshatra janë në terr nga mbrëmë, kam biseduar me ekipet e KEK-ut dhe ata janë në terren duke bërë riparimet”, ka treguar Rraci. Disa shtylla elektrike kanë rëne për tokë në rajonin e Bashkësisë Lokale të Sferkës.
Rreth 6 mijë banorë të kësaj anë, deri të dielën në mesditë nuk kanë pasur rryme elektrike e cila është riparuar pas ndërhyrjes së KEK-ut. Ndërkohë pas të reshurave të fundit është rritur edhe droja nga vërshimet e mundshme pasi qe lumenjtë e kësaj komune janë fryre mjaftë shumë. Disa toka bujqësore tashme janë në ujë./Indeksonline/