Gjeorgjia kërkon fundin e okupimit rus

Ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Maia Panjikidze, theksoi se okupimi rus i rajoneve të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, është kërcënim për stabilitetin rajonal dhe evropian.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Munih, ajo po ashtu ka theksuar se Gjeorgjia me keqardhje e shikon veprimin e OSBE-së, “që ishte detyruar të mos e vazhdonte praninë e vet në Gjeorgji”, prandaj qeveria në Tbilisi konsideron se “kthimi i misionit të OSBE-së është i rëndësisë së madhe”, shkruan Express.
Sipas ministres Panjikidze, Gjeorgjia po përpiqet, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, ta bindë Moskën se Rusia mund të përfitoj nga paqja dhe stabiliteti në fqinjësinë e parë./Indeksonline/